Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë kundër R.A dhe K.P, pranë Gjykatës Themelore në Pejë, për shkak se R.A. ka kryer veprën penale, shtytja për kryerjen e veprave penale nga neni 141 të KPRK-së dhe veprën penale nga neni 3 paragrafi 4 të ligjit mbi ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë vendit. Ndërkaq, K.P., ka kryer veprën penale për moslajmërim të veprës penale apo kryerësve të tyre nga neni 286 paragrafi 1 pika 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Sipas aktakuzës R.A. në vazhdimësi në mënyra të ndryshme ka postuar mesazhe për publikun, me qëllim që të shtyjë kryerjen e aktit terrorist, në atë mënyrë që në rrjetin social Facebook në profilin e tij, ka postuar video-incizime, fotografi dhe komente duke shprehur haptazi përkrahjen dhe simpatinë ndaj organizatës terroriste Shteti Islamik “ISIS”.
Po ashtu, në aktakuzë thuhet se përmes këtyre publikimeve ka shprehur urrejtje ndaj pjesëtarëve të tjerë të komunitetit dhe propagandon islamizmin, ashtu që nga fotografitë e publikuara ka paraqitur “Xhihadistë” dhe “sulmues vetëvrasës”. R.A. me këto veprime ka kryer veprën penale “shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale nga neni 3 paragrafi 4 të Ligjit mbi ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë vendit, nr.05/L-002”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërkaq, i pandehuri K.P. në periudhën e papërcaktuar kohore në vitin 2017, nuk e ka lajmëruar veprën penale dhe kryerësin e saj, në mënyrë që pasi i njëjti ka pasur kontakte me persona që kanë marrë pjesë në Siri dhe të cilët janë marrë me aktivitete terroriste, ashtu që kur i pandehuri R.A., për të cilin ka qenë në dijeni se merret me aktivitete të tilla ka kërkuar nga ai që të kryej një sulm vetëvrasës në territorin e Republikës së Kosovës, duke i thënë “se i duheshin të holla për financim dhe disa vëllezër mysliman për të organizuar një sulm istishadije (vetëvrasës) kundër shtetit, kundër qeverisë” por edhe pse nuk ka pranuar, i pandehuri K.P., nuk e ka lajmëruar rastin në Polici. Me këto veprime i pandehuri K.P., ka kryer veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre nga neni 386 paragrafi 1 pika 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa