LAJMI I FUNDIT:

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Gjykata lë në burg Alqi Bllakon

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Gjykata lë në burg Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Alqi Bllakos për zëvendësimin e masës së sigurisë nga ‘arrest në burg’ me një masë më të butë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për ‘korrupsion pasiv’ për inceneratorin e Tiranës.

Bllako iu drejtua gjykatës me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dy mujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet.

Por ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, që ndodhet në burg para caktimit të kësaj mase, pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, i është rrëzuar kërkesa nga Gjykata.


Po ashtu, kundër Bllakos u shpreh edhe SPAK këtë të mërkurë.

Për inceneratorin e Tiranës u caktua masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën.

Ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj.

Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

Artikull i sponzorizuar