LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet rritja e pagës minimale në 31.500 denarë

Kërkohet rritja e pagës minimale në 31.500 denarë

Pas kërkesës së Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë që të rritet paga minimale, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore doli me propozim që ajo të jetë 500 euro, ndërsa kontributet të mbeten në nivelin e pagës së tashme minimale.

Këtë qëndrim të Odës sot e konfirmoi edhe kryetari i saj Mendi Qyra, i cili vlerëson se kjo është mënyra e vetme që të zgjidhet paga minimale në periudhë më të gjatë.

“Po, ne mbetemi në atë qëndrim që paga minimale të jetë 31.500 (denarë) dhe kontributet të mbeten të njëjta dhe mendojmë se kjo është zgjidhja e vetme dhe mënyra që të zgjidhet paga minimale për shumë vite”, deklaroi Qyra, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para takimit që Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore pasdite e organizoi me përfaqësues të Qeverisë.


Edhe nga LSDM akuzojnë pushtetin aktual se për gati 8 muaj në Qeveri, ende nuk është rritur paga minimale, kurse paga mesatare ka stagnuar edhe përkundër të shtrenjtimit të jetesës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Lajme
Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Lajme
Përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit - Bllacë, Kurti: Do të lidhen edhe më shumë dy shtetet tona

Përurohet pikë-kalimi i përbashkët kufitar Hani i Elezit - Bllacë, Kurti: Do të lidhen edhe më shumë dy shtetet tona

Lajme
SHBA drejt miratimit të një rezolute historike për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, Osmani falënderon Kongresin

SHBA drejt miratimit të një rezolute historike për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë, Osmani falënderon Kongresin

Lajme
Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

Lajme
Përleshen në një diskotekë në Prishtinë 5 vajza, në ikje e sipër aksidentojnë policen

Përleshen në një diskotekë në Prishtinë 5 vajza, në ikje e sipër aksidentojnë policen

Kronika e Zezë
Kalo në kategori