Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh se gjatë vitit të kaluar nuk kanë pasur ndonjë mbështetje të theksuar nga Qeveria e Kosovës. Prandaj, ai konsideron se ekzekutivi qendror duhet ta ketë prioritet më të madh pushtetin lokal, pasi dështimi i pushtetit lokal është dështim i Qeverisë.
Por, edhe përkundër sfidave, i pari i Gjakovës, thekson se vitin 2022 kanë arritur ta përmbyllin me të hyra rekord.
“Viti 2022 ka qenë me më shumë sfida se vitet tjera, i kemi pas ngushtica e prapë se prapë e kemi përmbyllur përtej mesatares që del në Kosovës, është një përmbyllje e mirë e të hyrat komunale i kemi rekord në përqindje, jemi më të mirët në Kosovë. Shpenzimet i kemi më butë se vitet tjera, nuk jemi në nivelin 90-95%, qysh kemi qenë, por prapë jemi përtej mesatares jemi diku 78%. Ka projekte që nuk janë përfunduar, ka arsye të ndryshme, një pjesë ka qenë vonesa në implementim të buxhetit, në prill e kemi pas operacional buxhetin jo për shkak tonin, kështu që 1/3 e vitit veç ka humbur pa procedura, por një pjesë e madhe e procedurave janë kryer, po shpresoj që vitin tjetër kemi me qenë shumë më mirë“, theksoi ai.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini kritikon Qeverinë e Kosovës dhe ka një mesazh për ta.
“Nuk kemi pas ndonjë mbështetje që mundet me u theksua, por unë e kisha formuluar pak më ndryshe këtë çështje për gjithë Kosovën. Qeverisjet nacionale dhe lokale janë të ndërlidhura për shkak se jemi në një vend dhe në një shtet, kemi ndërlidhje mes veti .Qeveria nacionale merr vendime të cilat kanë efekt për gjithë Kosovën, për të gjitha komunat dhe zakonisht matet prej marrjes së mandatit deri në fund të mandatit dhe nëse gjatë një qeverisje institucionet tjera, institucionet e pavarura por edhe komunat performojnë më mirë, ai është sukses edhe i qeverisë për shkak vendimeve që i ka marrë, mirëpo nëse një qeveri merr vendime e pas atyre vendimeve performanca e institucioneve tjera, edhe komunave bie, atëherë prapë i shkruhet qeverisë, jo vetëm komunave.
Ne i kemi punët tona dhe i kryejmë, por jemi të ndërvarur dhe ky është mesazh i imi për Qeverinë e Kosovës… 05\00 Secili qytetarë i Kosovës jeton në një komunë, nuk ka qytetarë të cilët jetojnë në qeveri dhe të tjerët në komuna, edhe këta të qeverisë në një komunë jetojnë. Performanca e komunave duhet të jetë fokus i secilës qeveri, pavarësisht se kush është në pushtet për shkak se i shkruhet si sukses nëse të gjithë përformojnë më mirë“, thotë Gjini.
Gjini në një intervistë për KosovaPress, shtoi se me buxhetin për vitin 2023, nuk kanë marrë mbështetje nga ekzekutivi qendror për asnjë projekt të ri për Komunën e Gjakovës.
Por, ai shton se përkundër kësaj buxheti i kësaj komune për vitin 2023, do të jetë fantastik me një shumë prej 16 milionë eurove, vetëm për investime kapitale.
“Buxheti i komunës për vitin 2023, do të jetë fantastik. Për mua tepër me rëndësi janë investimet kapitale për shkak se ato mbesin si asete, mallrat dhe shërbimet, ato janë mjete që shpenzohen dhe nuk i sheh askush. Tek investimet kapitale do të kemi rekord absolut në përqindje dhe shumë. Gjakova e cila ka qenë në rangun e 3 milionëve investime të veta, …do t’i kemi përafërsisht 16 milionë buxhet përfundimtar që është diçka e jashtëzakonshme… me të hyra kemi tejkalim prej 24 % prej planifikimit edhe pse komunat nuk i rrisin taksat, nuk kemi të drejt me i rrit taksat, marrim tatim në pronë e taksa tjera që prapë i kemi rekord dhe është lajm shumë i mirë.
Ndërsa, për projekte të reja prej Qeverisë së Kosovës nuk kemi, nuk janë paraparë po shpresoj që do të financohen ato që janë nisur. I kemi disa projekte tepër me rëndësi që duhet të financohen, disa janë të mëdha për afat të gjatë e disa i kemi shumë me rëndësi për shpejt siç është ura mbi lumin Drin, në fshatin Rogovë, ajo është tepër me rëndësi me u krye shpejt, kemi indikacione të mira për atë projekt për Qeverisë së Kosovës, duhet të shohim se çka po ndodh”, tha Gjini.
Gjini po ashtu u shpreh se si pushtet lokal gjatë vitit të kaluar kanë zhvilluar projekte të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.
Por, renditi edhe sfida kryesore me të cilat u ballafaquan.
“Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës ‘Skenderbeu’, ka qenë një rrugë e mbetur prej viteve 70 e që ka marrë pamje tjetër, kemi punuar sivjet shumë në ndriçim publik, nëpër fshatra nuk është kryer, kemi ende shumë punë, por tani më po shihet ndryshimi, kemi pas një projekt të zgjerimit të rrjetit të ndriçimit publik dhe po ecë, prapë kemi vazhduar me rrugë dhe terrene të sportit, kemi hapur tri çerdhe sivjet, ka shumë projekte, por i kemi pas disa ngushtica rritja e çmimeve, buxheti i vonuar, mungesa deri në fund të verës së bordit të OSHP-së. Ka pas ngushtica, të cilat po duket që në vitin 2023 nuk kanë me qenë si ngushtica”, u shpreh kryetari i Gjakovës.
Në anën tjetër, i pari i gjakovarëve ka bërë plane të shumta infrastrukturore edhe për vitin 2023.
“Projekte shumë të mëdha dhe janë dalja për Pejë, e cila do të vazhdoj me fazën tjetër menjëherë, faza e parë është e prokuruar dhe do ta prokurojmë edhe fazën tjetër është projekt milionësh. Është rruga X, i cili është projekti më i madh ndonjëherë që ka financuar Komuna e Gjakovës, janë 4.5 milionë euro. Rruga X lidh Skivianin me Çerim, është qarkore e jashtme, do të fillojmë me fazën e dytë dhe të tretë të stadiumit të Gjakovës, do të vazhdojmë me lumin Krena e Llukac, krejt këto janë investime të mëdha të komunës, do të vazhdojmë me ndriçim publik me përfundimin e infrastrukturës rrugore nëpër fshatra e qytet, i kemi disa rrugë që duhet me u përfunduar edhe janë të buxhetuara” ,theksoi ai.
Komuna e Gjakovës gjatë vitit të kaluar disa herë është përmbytur nga vërshimet, por kryetari i këtij qyteti, Ardian Gjini deklaron se deri më tani nuk ka pas ndonjë vendim për kompensim të dëmeve të cilat kapin vlerën mbi 1 milion e gjysmë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian