LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për shitblerje të narkotikëve

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit E.T., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.T., në shtëpinë e tij në fshatin Bërnicë e Poshtme, komuna Prishtinë, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ka poseduar dhjetë kilogramë e tetëqindë e pesdhjetë e një gram gram substancë narkotike e llojit marihuanë, e cila më 06 nëntor 2024, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse sipas Urdhëresës së Gjykatës, të njëjtit i’u është gjetur dhe sekuestruar, me çka kreu veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së.

I pandehuri që nga data 06 Nëntor 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Lajme
Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Kronika e Zezë
Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Politikë
Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Lajme
Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Lajme
Etiketimet si

Etiketimet si "figurë përçarëse", Albulena Haxhiu u përgjigjet PDK-së dhe AAK-së

Politikë
Kalo në kategori