Demonstratat e vitit 1981 dridhën themelet e botës komuniste dhe socialiste, duke paralajmëruar fillimin e fundit të komunizmit. Kështu u tha në tryezën me temë “Drejtësia tranzicionale në Kosovë-ligjet për lustracionin”, të organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, Lidhja e Juristëve të Kosovës dhe Shoqëria “Lëvizja”.
Në tryezë u kërkua që të nxirret Ligjit për lustracion, për të cilin u tha se nuk kanë qëllim ta dënojnë askënd, por kanë qëllim që ta parandalojnë rikthimi i njerëzve që janë përgjegjës për terrorin që iu është bërë popullit shqiptar.
Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës, Hydajet Hyseni tha se 11 marsi i vitit 1981 ishte lëvizja që lëvizi të gjitha proceset e popullit shqiptar.
Hyseni citoi edhe pjesëmarrësin e asaj proteste, veprimtarin Ukshin Hoti, i cili thoshte se protesta e vitit ’81, ishte nyja dhe zbërthimi që mundësoi lëvizjen drejt proceseve.
“11 Marsi i 81-ës dhe gjithë pranverat 81 shënojnë një kthesë padyshim të rëndësishme historike, një lëvizje që e lëvizi Kosovën dhe gjithë kombin, një lëvizje që lëvizi proceset në Kosovë dhe gjerësisht në viset e robëruara shqiptare. Viti ’81 shkruante me të drejtë veprimtari vizionar, dëshmor, heroi i Kosovës Ukshin Hoti, është nyja, zbërthimi i së cilës e mundëson lëvizjen drejt gjërave rreth proceseve”, tha Hyseni
Ndërsa profesori i historisë, Hakif Bajrami tha se rektori Ejup Statovci bëri një vepër që nuk ka bërë askush prej rektorëve në Evropë.
“Populli shqiptar e ka shpëtuar një element tredemisional, Universiteti i Odave që mbaroi me Anton Çetën, Universiteti i Burgjeve që rektor ishte Adem Demaçi i pakontestueshëm dhe Universiteti Shkollor me Ejup Statovcin. Nuk ka rast të tillë në Evropë që rektori me dalë para tankeve, a dihet kush e ka sabotuar edhe njërin, edhe tjetrin, edhe tjetrin”, tha Bajrami, raporton KP.
Nënkryetari i lidhjes së juristëve, Bekë Lajçi tha se themelet e botës komuniste dhe socialiste ishte lëvizja e protestës së vitit 1981, e cila sipas tij paralajmëroi fundin e botës komuniste dhe socialiste.
“Protesta e ’81-ës i dridhi themelet e botës komuniste dhe socialiste që paralajmëroi për herë të parë fillimin e fundit të botës komuniste dhe socialiste, gjë që vërtet edhe ndodhi ajo që u paralajmërua nga demostratat studentore dhe të punëtorëve të vitit 1981 dhe filloj fundi i fundit të komunizmit si proces i ashtu quajtur botëror”, tha Lajçi.
Kurse, njëri nga organizatorët e protestës, Binak Ulaj shtroi disa pyetje lidhur me Ligjin për lustracion.
“Ligjin nuk mund ta nxjerrin ata të cilët e vetë janë korruptuar sot, jemi dëshmitarë e cekët edhe aty se sot në vend të ligjit të së drejtës e kemi një shtet jo ku sundon ligji, por një shtet politik në fakt ku vendosin grupet e caktuara dhe duke pasur parasysh edhe këtë domosdoshmërisht, pse po them nuk është fjala se jemi kundër institucioneve, larg asaj, por për vetëdijësimin e popullit dhe për t’ia kthyer dinjitetin, përkatësisht për t’ia kthyer atë epitet çfarë e gëzon populli shqiptar si i besës, nderit e tjera”, tha ai.
Atij iu përgjigj kryetari i shoqatës “Levizja”, Xhevat Bislimi, duke thënë se nuk kanë qëllim ta dënojnë askënd por kanë qëllim që të parandalojnë rikthimi i njerëzve që janë përgjegjës për terrorin që iu është bërë popullit shqiptar.
“Ne nuk kemi ndërmend si shoqatë, as shoqëri civile që të iniciojmë diçka për të dënuar njerëz për hakmarrje, por kjo është që të parandalohet rikthimi siç janë rikthyer njerëzit që vërtetë janë përgjegjës për dhunën dhe me këtë do të merret grupi që do të merret me përgatitjen e ligjit”, ka thënë ai.
Adem Demaçi u vlerësua si njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të asaj kohe, duke e cilësuar si “rektor të universiteteve të burgjeve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tërmet në Shqipëri

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Kolegu polic i Triumf Rizës dëshmon në gjykimin ndaj Ilir e Rrahim Abdullahut: Më ka thanë që po e përcjellin

Katër të arrestuar në Dumnicë të Podujevës pas përleshjes mes vete, policia sekuestron një AK47

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut