Denis Valon Xhabali nga fshati Pllavë, Komuna e Dragashit, ka disa probleme me zemër.

Sipas raportit mjekësor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për shërimin e tij kërkohet urgjentisht të dërgohet jashtë vendit.


Familjarët e Denisit nuk kanë mundësi ekonomike për të kryer të gjitha shpenzimet për të dërguar atë jashtë vendit për shërim, andaj kërkohet ndihmë financiare nga qytetarët.

Për më shumë informacion ju mund të kontaktoni me familjarët e Denisit në ketë numër të telefonit: +383 49 117 235

Të bashkangjitur do të gjeni edhe raportet mjekësore të lëshuara për Denis Xhabalin. /Telegrafi/

107927754 903313610163057 2106158833765093745 n 1

107980868 855433711649040 3403339230399597275 n 1