LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet menaxhim më i mirë i financave publike

Kërkohet menaxhim më i mirë i financave publike

Ministria e Financave organizoj konferencën “Fuqizimi i Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike dhe llogaridhënies menaxheriale në subjektet e sektorit publik në Kosovë”.

Ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se qëllimi i konferencës është fuqizimi i kontrollit të brendshëm të financave publike dhe llogaridhënies përmes zbatimit të Ligjit për Kontrollin e brendshëm të financave publike për një qeverisje më të mirë të fondeve publike.

Hamza ka kërkuar që të trajtohet me seriozitet maksimal menaxhimi i financave publike.


Raymond Hill drejtor i përgjithshëm për buxhet në zyrën e Komisionit Evropian ka thënë se zbatimi i ligjit përkatës është faktor kryesor se si të arrihet suksesi në administratën publike.

Ai pret që menaxhimi i financave publike të jenë llogaridhënëse për një mirëqenie dhe ekonomi të që qëndrueshme.

Hill është i bindur se ambienti për kontrollin e brendshëm ndihmon parandalimin e korrupsionit.

Besnik Osmani auditor i përgjithshëm në Zyrën Kombëtare të Auditimit tha se mbetet nivel jo i kënaqshëm për zbatimin e rekomandimeve për menaxhimin e financave publike nëpër organizatat buxhetore.

Një sistem i fortë i kontrollit të brendshëm, ai tha se i duhet Kosovës që të ketë menaxhim më të mirë të parasë publike. /kp/