Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë mbajti sot konferencën shkencore për harmonizimin e legjislacionit të Kosovës dhe të Shqipërisë në kuadër të integrimeve evropiane. E njëjta u vlerësua e rëndësishme për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryetari i AShAK-ut, Mehmet Kraja u shpreh se kjo konferencë do të kontribuojë Kosovës për përafrim të legjislacionit me BE-në duke u bazuar në përvojën e Shqipërisë.
“Ky është një aktivitet i përbashkët i dy akademive tona. Synimi ose e kemi mbështet këtë konferencë, duke pas parasysh se kemi të bëjmë me një aktualitet politiko-juridik, i cili konsiston në harmonizimin apo integrimin tonë të përbashkët ose të ndërmjet para se të ndodhë integrimi në kuadër të Bashkimit Evropian. Konferenca ka marrë titullin të tillë në kuadër të bashkëpunimit të Bashkimit Evropian, pasi ne duhet të integrohemi paraprakisht, fillimisht ndërveçshëm dhe pastaj të marrim udhën e vështirë të integrimeve evropiane”, tha ai.
Kurse, përfaqësuesi i Akademisë e Shkencave nga Shqipëria, akademik Gëzim Hoxha deklaroi se marrëdhëniet mes dy institucioneve janë forcuar, derisa tha se ky bashkëpunim duhet të shërbejë edhe në shkallë të gjerë mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Jemi në një kohë kur marrëdhëniet midis dy institucioneve janë forcuar gjithnjë e më tepër dhe ndodhen në nivelin më të mirë të të gjitha kohërave. Kjo situatë e favorshme vjen si rezultat i vullnetit të mirë dhe bashkëpunimit sistematik. Harmonizimi i legjislacionit për të cilin është organizuar kjo konferencë shkencore është pjesë e rëndësishme përbërëse e strategjisë sonë të përbashkët kombëtare. Duke punuar në këtë drejtim, realizohet njëkohësisht edhe një detyrë dhe aspiratë tjetër e përbashkët, ajo e përafrimit me vendet e BE-së. Ky përafrim juridik nuk është vetëm një çështje e harmonizimit ligjor, por një çështje e zhvillimit të shkencës në veçanti dhe rregullimit të bashkëjetesës evropiane në tërësi”, theksoi ai.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili e mirëpriti këtë bashkëpunim mes dy vendeve.
Ai nënvizoi se ky proces i harmonizimit të legjislacionit duhet të shërbejë për përafrim më të madh të Kosovës dhe Shqipërisë. Konjufca përmendi edhe bashkëpunimin e mirë me Kuvendin e Shqipërisë, ku komisionet parlamentare mes dy vendeve mbajnë mbledhje të rregullta mes tyre.
Konjufca: Ky proces duhet të duhet të na shërbejë për përafrimin mes Kosovës dhe Shqipërisë
“Shqipëria dhe Kosova si dy shtete aspirante për integrim në Bashkimin Evropian, por edhe si dy shtete që përfaqësojnë ëndrrën e të njëjtit komb duhet të jenë krah njëra-tjetrës pa dyshim në procesin e gjatë dhe të vështirë të integrimeve në Bashkimin Evropian. Ky proces, i cili kërkon transformime të thella shoqërore dhe politike, por mbi të gjitha transformimin e legjislacionit dhe harmonizimin e tij me atë të Bashkimit Evropian, duhet të na shërbejë si një proces i përafrimit mes Kosovës dhe Shqipërisë…(Dy kuvendet) Nga viti i kaluar morëm një vendim që komisionet tona parlamentare të gjitha pa dallim, jo vetëm ai i legjislacionit apo komisionet e përhershme, por të gjitha komisionet funksionale të kenë mbledhje të rregullta, periodike me njëra tjetrën. Por përveç të tjerash me një synim të qartë që t’iu kontribuojmë sa më thellë dhe profesionalisht përafrimit të legjislacioneve tona, por edhe me BE-në, aty ku është ëndrra jonë e përbashkët”, theksoi ai.
Po ashtu, edhe të pranishmit të tjerë e vlerësuan si të dobishme këtë konferencë shkencore për përafrimin më të madh të legjislacionit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?