Qytetarët më të drejtë vaksinimi në Kosovë kanë mundësi që të imunizohen vetëm në qendrat e komunave ku ata janë të regjistruar si banorë. Pra, nëse një qytetar i përket një komune tjetër por nga e hëna në të premte jeton e punon në Prishtinë, atëherë vaksinimi për të bëhet i vështirë. Kjo duke qenë se të shtunën dhe të dielën nuk ka vaksinime me dozën e parë.
Infektologu Ilir Tolaj mendon se duhet të ketë lehtësira të tjera dhe thjeshtëzim të vaksinimit në vend. Ai thotë se duhet të shtohen edhe qendrat e vaksinimit të në gjithë vendin.
“Kjo është edhe një prej pengesave të vaksinimit masiv. Nëse autoritetet synojnë vaksinim masiv atëherë duhet që ta lehtësojnë qasjen në vaksina, që ta thjeshtësojnë sa më shumë që është e mundur dhe rrjedhimisht edhe kjo pikë që të jetë mundësia e marrjes së vaksinës në qendrat të ndryshme aty ku janë qytetarët është një promovim i vaksinimit. Nëse dëshirojmë që njerëzit të vaksinohen sa më shumë atëherë do duhet që t’ju mundësohet që edhe gjatë ecjes së tyre për në punë të kenë akses në qendra të vaksinimit, ta bëjnë atë dhe të vazhdojnë për punën e tyre, sa më shumë që thjeshtëzohet dhe zgjerohet rrjeti i vend vaksinimeve aq më lehtë do jetë mandej që të arrihet ajo përqindja që po synojnë të jetë mbi 60% e popullatës së vaksinuar apo më shumë”, theksoi Tolaj.
Me qëllim të vaksinimit sa më masiv kundër COVID-19, internisti Driton Vela propozon që të shtohen edhe qendra lëvizëse të vaksinimit përmes mjeteve të veçanta nëpër terren për të qenë më afër qytetarëve.
“Ajo çka unë mendoj se duhet të bëhet në të ardhmen të bëjmë, atë që kanë bërë shtetet e tjera që përmes ekipeve mobile t’ua afrojmë procesin e vaksinimit qytetarëve këtë e kanë bërë shtete tjera, pra mos të jetë i lidhur procesi i vaksinimit vetëm me qendra statike, por të përdorim edhe autobus të mëdhenj apo mjete të tilla lëvizëse që ua mundësojnë vaksinimit qytetarëve aty ku jetojnë apo në afërsinë dhe me sa e di unë edhe kjo po shqyrtohet që të realizohet edhe në Kosovë”, thotë Vela.
Lidhur me këtë çështje nga Ministria e Shëndetësisë thonë se në të ardhmen mund të ketë edhe lehtësia të tjera që do ndikojnë në rritjen e numrit të të vaksinuarve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ankesat e qytetarëve të cilët nuk mund të vaksinohen kudo që kanë mundësi i quan arsyetim për të mos u vaksinuar. Por ai thotë se si MSh synojnë të përdorin çfarëdo instrumenti për t’ju mundësuar qytetarëve qasje më të lehtë në vaksinim.
“Procesi i vaksinimit është aq i liberalizuar dhe i thjesht sa është për keqardhje nëse një qytetar gjen një arsye për të mos u vaksinuar. Sot nëse dikush nuk mund të kursejë disa orë ose edhe më pak minuta për t’u vaksinuar me të vërtet do ishte dëm i madh për secilin qytetar duhet të gjej arsye për t’u vaksinuar e jo për ta bojkotuar procesin… Nuk e përjashtojmë mundësinë që në të ardhmen të kemi edhe lehtësime të tjera sepse ne po shkojmë kah rritja e numrit të atyre që po vaksinohen dhe kësisoj do të përdorim çdo instrument i cili do t’i mundësojë qytetarit qasje sa më të lehtë në vaksinim. Por sinqerisht procesi i vaksinimit në Kosovë tani për tani është i thjesht dhe mjafton vullneti dhe vetëdija për t’u vaksinuar”, tha Hoti.
Aktualisht, numri i të vaksinuarve me dozën e parë është 157,149, ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 168,173 qytetarë. Prishtina, Prizreni dhe Gjakova janë tri komunat me më së shumti të vaksinuar./KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi