Banorë në disa lagje në Ferizaj janë ankuar se shpeshherë po krijohen deponi ilegale të mbeturinave dhe nuk po pastrohen nga askush. Me gjendje më të rëndë të mbeturinave po përballen banorët në rrugën “Kemajl Hetemi”dhe afër rrugës kryesore “Ahmet Kaçiku ”.
Shkaku i mos largimit të mbeturinave banorët kanë dërguar foto edhe te platforma ndreqe.com
Telegrafi gjatë së hënës ka kontaktuar me disa nga banorët e këtyre lagjeve të cilët kanë thënë se janë taksapagues të rregullt të faturave ndaj kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Pastërtia”.
Ata kanë shprehur shqetësime se afër rrugës “Ahmet Kaçiku” e “Fadil Vokrri” gjendej edhe shkolla fillore, derisa mbturinat shpeshherë po futen brenda hapësirave të oborrit.
“Jemi të shqetësuar si qytetar lidhur me gjendjen e mbeturinave që po krijohen deponi vend e pa vend në shumë rrugë e lagje. Kompania po i pastron pas thirrjeve të qytetarëve, mirëpo është mirë që edhe qytetarët të vetëdijesohen”, ka thënë Besim Krasniqi, qytetar nga kjo pjesë.
Ndërkohë edhe organizata jo-qeveritare “Avonet” ka reaguar pas gjendjes së mbeturinave në disa lagje. Sipas kësaj organizate fillimisht qytetarët duhet të vetëdijësohen dhe mos të krijojnë deponi pa leje sepse kundërmimi i mbeturinave po ua vështirëson jetesën dhe qarkullimin të gjithëve.
“Si organizatë shpeshherë po pranojmë shqetësime nga qytetarët se si po krijohen deponi të mbeturinave afër rrugëve dhe afër shkollave, gjë që është e pa pranueshme për të gjithë. Së fundi edhe në rrugën “Kemajl Hetemi”kemi pranuar shqetësime nga qytetarët se po krijohen deponi të mbeturinave. Këtu është edhe një parking i cili po ndërtohej dhe që shpeshherë po grumbullohen mbeturinat”, ka thënë nëpërmjet një reagimi Kenan Gashi, drejtor në këtë organizatë.
Telegrafi ka provuar të kontakton edhe me drejtorin për Shërbime Publike në komunën e Ferizajt, Arben Halilin, por ai nuk ka qenë i paqasshëm.
Të paqasshëm gjatë së hënës kanë qenë edhe drejtuesit e KRM “Pastërtia”në Ferizaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se për çfarë shërben butoni mbi shpatull tek palltot
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët