Kërkohej me urdhër qendror, arrestohet një person në Tetovë

Policët e SPB Tetovë, dje (19 shkurt) rreth orës 19:40 në rrugën “Lubotenska” në Tetovë kanë ndaluar 31-vjeçarin nga Tetova S.Xh.
Ai ishte në kërkim me urdhër qendror për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal.
"Personi për vuajtje të dënimit do të dërgohet në Burgun e Idrizovës në Shkup", thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/02/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































