LAJMI I FUNDIT:

Këpucë të stiluara që të duken të pista

Këpucë të stiluara që të duken të pista

Pavarësisht nëse i vishni ato me pantallona të shkurtra vrapimi apo një fustan treçereksh, shumica e veshjeve duken më mirë me një palë Converse.

Shumë do të bien dakord që ato janë një nga ato pak këpucë që duken më mirë të veshura.

Tani, Converse po shet këpucë që janë prodhuar për t’u dukur të pista. Këpucët ‘Chuck Taylor All Star Basic Wash’ shfaqin një pamje të ndyrë në materialin e tyre, duke u dhënë atyre një pamje sikur janë të shumë përdorura.


Ato vijnë në ngjyrë të bardhë. Atletet ‘e veshura’ kushtojnë pakëz më shumë se sa atletet origjinale një ngjyrëshe.

Fillimisht u panë nga gazetarja Micha Frazer-Carroll në Twitter , këpucët ‘Basic Wash’ tashmë kanë shkaktuar një trazirë.

Një person komentoi: “Larje themelore? Kjo nuk është larje? Mungesa absolute e larjes”.

Ndërsa, një tjetër tha: “Mund t’i kisha blerë për pesë euro në dyqane bamirësie dhe do të dukeshin më mirë se kaq”. /Telegrafi/