LAJMI I FUNDIT:

Keni një iPhone, mund të mbeteni pa WhatsApp – modelet e telefonit që kompania amerikane nuk do t’ju ofrojë mbështetje nga viti i ardhshëm

Keni një iPhone, mund të mbeteni pa WhatsApp – modelet e telefonit që kompania amerikane nuk do t’ju ofrojë mbështetje nga viti i ardhshëm

Nëse keni një iPhone, ju lutemi vini re se së shpejti mund të mos jeni më në gjendje të përdorni WhatsApp.

Si çdo vit, WhatsApp do të përfundojë mbështetjen për disa nga versionet më të vjetra të iOS, duke filluar nga 1 maji 2025.

Konkretisht, bëhet fjalë për versionet iOS që janë më të vjetra se iOS 15.1, që do të thotë se aplikacioni i njohur i mesazheve nuk do të mund të funksionojë në disa modele të iPhone.


Konkretisht, nga 1 maji 2025, WhatsApp nuk do të funksionojë më në modelet iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, transmeton Telegrafi.

Përdoruesit e këtyre pajisjeve as nuk do të kenë mundësi të hyjnë në aplikacion, që do të thotë se nëse duan ta përdorin atë, duhet të blejnë një telefon të ri.

Nëse jeni një nga ata që synojnë të blejnë një pajisje të re, mund t’i transferoni të gjitha bisedat në iCloud fillimisht dhe më pas t’i shkarkoni vetëm në telefonin e ri duke përdorur funksionin Chat Transfer.

WhatsApp ka marrë së fundmi disa veçori të reja që janë jashtëzakonisht të dobishme. Së pari, është veçoria Drafts, dhe nuk dihet pse ka pasur një pritje kaq të gjatë për një gjë kaq të thjeshtë.

Drafts ofron “një mënyrë të re dhe të lehtë për të gjetur mesazhet tuaja të papërfunduara në WhatsApp”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Edhe pak dhe mori fund, kontrolloni nëse do të humbni WhatsApp në telefonin që e përdorni

Edhe pak dhe mori fund, kontrolloni nëse do të humbni WhatsApp në telefonin që e përdorni

Teknologji
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë

Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë

Teknologji
Shfaqet një “problem i ri” me inteligjencën artificiale

Shfaqet një “problem i ri” me inteligjencën artificiale

Teknologji
Instagram dhe TikTok

Instagram dhe TikTok "bien nga froni" - ChatGPT kryeson listën si aplikacioni më i shkarkuar në botë në muajin mars

Teknologji
Kujdes nëse përdorni WhatsApp: Një fotografi shkakton kaos!

Kujdes nëse përdorni WhatsApp: Një fotografi shkakton kaos!

Teknologji
Trump shtyn afatin e mbylljes së TikTok: Ne nuk duam që të ndalohet

Trump shtyn afatin e mbylljes së TikTok: Ne nuk duam që të ndalohet

Teknologji
Kalo në kategori