LAJMI I FUNDIT:

A keni dëgjuar për “sindromën e vagjinës së vdekur”?

A keni dëgjuar për “sindromën e vagjinës së vdekur”?
Shutterstock

Derisa shumë vegla seksuale konsiderohen shumë të mira për stimulimin e vagjinës, ekzistojnë dyshime të caktuara që vibratori ka ndikim negativ.

Shumica janë propagandues të mendimit që përdorimi tepër i shpeshtë i vibratorit e ia humb ndjeshmërinë vagjinës dhe shkakton të ashtuquajturën “sindromë e vagjinës së vdekur”.

Ekspertët tani kanë vendosur të shpjegojnë se a ekziston vërtet kjo sindromë, e cila, gjoja, vret afshin midis partnerëve, apo është fjala vetëm për mit.


Gjinekologia Aisha Malik ka thënë për “Metro” që nuk ekziston dëshmi mjekësore që sindroma e vagjinës së vdekur çon deri në humbjen e ndjeshmërisë.

Mjekja ka shpjeguar që dobësimi i ndjeshmërisë mund të jetë vetëm momental, transmeton Telegrafi.

“Çdo ndjenjë e humbjes së ndjeshmërisë mund të zgjasë më së shumti rreth një orë”, ka theksuar ajo dhe ka shtuar që zvogëlimi i ndjeshmërisë së vagjinës “mund të shfaqet në periudhën e parë pas lindjes së fëmijës, gjatë ushqimit të foshnjës me qumësht gjiri, por edhe me përdorimin e kontraceptivëve”.

Edhe një studim e konteston këtë tezë dhe konstaton që “sindroma e vagjinës së vdekur” është pikërisht vetëm mit që është përhapur në rrjetet shoqërore.

Sipas studimit, madje as një për qind e femrave nuk kanë pasur humbje të ndjeshmërisë pas përdorimit të gjatë të vibratorit.

Studimi gjithashtu ka treguar që përdorimi i vibratorit mund të ketë efekte pozitive, të cilat kanë të bëjnë me stimulim më të madh dhe më të mirë të vagjinës. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

A janë sekrecionet e verdha në shtatzëni një shkak për shqetësim?

Shtatzëna
Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Kalo në kategori