LAJMI I FUNDIT:

Kënaqu çdo vikend në Vitaland!

Kënaqu çdo vikend në Vitaland!

Këndi i lodrave Vitaland në Qendrën Tregtare Central Park vazhdon me aktivitetet e tij të mahnitshme për fëmijë, duke sjellë argëtim dhe emocion për të gjithë të vegjlit. Me qëllim për të krijuar një ambient të gëzueshëm dhe të sigurt për fëmijët, Vitaland ka përgatitur një ditë të veçantë plot me aktivitete të paharrueshme.

Më 29 Qershor 2024, nga ora 16:00 deri në 18:00, fëmijët do të kenë mundësinë unike të takohen dhe të bëjnë foto me superheronjët e tyre të preferuar – Spiderman, Batman dhe Flash! Këta heronj të dashur do të jenë të pranishëm në Vitaland për të sjellë magjinë e tyre dhe për të krijuar kujtime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit.

Përveç takimit me superheronjët, Vitaland do të ofrojë aktivitete të ndryshme si facepainting për të shtuar më shumë ngjyra dhe argëtim në këtë ditë të veçantë. Piktorët profesionistë do të jenë në dispozicion për të krijuar dizajne të bukura dhe për të shtuar një element kreativ në përvojën e fëmijëve.

“Jemi të përkushtuar për të ofruar një ambient të sigurt dhe argëtues ku fëmijët mund të luajnë dhe të shijojnë kohën e tyre. Aktivitetet e kësaj fundjave janë pjesë e përpjekjeve tona për të sjellë gëzim dhe kënaqësi për fëmijët në Vitaland,” tha menaxheri i marketingut të Vitaland.

Për më shumë informacion dhe për të ndjekur aktivitetet tona të ardhshme, vizitoni faqet tona zyrtare në rrjetet sociale dhe përdorni hashtagun #KrejtUKenaqa.

Detajet e aktivitetit:

– Vendi: Këndi i Lojërave Vitaland, Qendra Tregtare Central Park

– Data: 29 Qershor 2024

– Ora: 16:00 – 18:00

Ftojmë të gjitha familjet të na bashkohen në këtë ditë të veçantë dhe të shijojnë aktivitetet që kemi përgatitur me shumë dashuri dhe përkushtim.

Ejani dhe bëhuni pjesë e argëtimit në Vitaland!

Për më shumë informacione kontaktoni:

Facebook: Vitaland

Instagram: @vitalandpark