Sulmuesi Kenan Yildiz ka bërë një postim së fundmi në rrjetet sociale, duke ngushëlluar bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Edon Zhegrova, pas humbjes së Kosovës së fundmi nga Turqia.

Pas finales së “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, ku Kombëtarja e Kosovës u mposht 0-1 nga Turqia, ka ardhur një gjest sportiv që nuk ka kaluar pa u vënë re.


Ylli i Turqisë, Kenan Yildiz, ka publikuar një “story” në Instagram, ku ka ngushëlluar Zhegrovën pas humbjes, duke treguar respekt për paraqitjen dhe përpjekjen e tij dhe të Dardanëve në fushë.

Mesazhi i Yildiz është parë si një akt shoqërie, që shkon përtej rivalitetit të ndeshjes dhe reflekton respektin mes lojtarëve edhe në momentet më emocionale.

Një gjest i tillë vjen menjëherë pas një përballjeje të fortë, duke dëshmuar se futbolli, përtej rezultatit, mbetet një sport që bashkon. /Telegrafi/

telegrafi sport app