Shoqata qytetare "MOST" gjatë ditës së votimeve në Maqedoni, ka vërejtur një numër të madh të parregullsive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"MOST" informoi se deri tani janë vërejtur këto parregullsi:
- Mosrespektimi i procedurës së votimit dhe probleme të shkaktuara nga votuesit në Tetovë
- Votim i votuesve që nuk ka qenë në Listën Zgjedhore, në Komunën e Gjorçe Petrovit
- Në Komunën Qendër, i është lejuar votuesit që ka pasur shenja të gishtërinjëve
- Në Komunën e Aerodromit, është vërejtur se 4 persona janë lejuar të votojnë pa mos i kontrolluar nëse kanë shenja në gishtërinjë.


Përveç këtyre, nga MOST janë vërejtur edhe parregullsi tjera të shumta, nëpër vendvotime të ndryshme./Telegrafi/