LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Po përgatitemi për Forumin Ekonomik Kosovë-Itali

Kelmendi: Po përgatitemi për Forumin Ekonomik Kosovë-Itali

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Kelmendi u njoftua nga drejtori Mustafa për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik në mes të Kosovës dhe Italisë, më 31 janar 2017.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, theksoi se bashkëpunimi me Italinë dhe pjesëmarrja sa më e madhe e bizneseve kosovare në këtë forum, është mundësi e mirë për tërheqjen e investimeve italiane në Kosovë.


Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, tha se po bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura për Forumin Ekonomik.

Duke parë këtë si një mundësi të mirë të bashkëpunimit të ndërsjellë, Mustafa ftoi të gjitha bizneset e Kosovës që të jenë pjesëmarrëse në takimin me bizneset italiane. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori