Deputeti i pavarur i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe një nga biznesmenët e njohur, Ramiz Kelmendi, i ka kërkuar Qeverisë së vendit, që borxhet qytetarëve t’ju falen në tërësi.
Kërkesa e Ramiz Kelmendit ka ardhur pak ditë pas skadimit të afatit të qeverisë, e cila ka kërkuar që deri më 1 shtator qytetarët borxhlinj të shlyejnë obligimet ndaj shtetit të grumbulluara deri në vitin 2008, në mënyrë që të njëjtëve t’u falen ato të pas vitit 2008.
Deri më tash vetëm 15 për qind e qytetarëve borxhlinj mendohet se i janë përgjigjur kësaj thirrjeje të Qeverisë.
Deputeti dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, në një reagim të tij rreth kësaj teme, ka dhënë edhe arsyet se pse, sipas tij, falja duhet të ndodhë në tërësi. Për këtë ai ka dhënë shembujt, sipas të cilave thotë se shteti nuk dëmtohet.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Ramiz Kelmendit:
“Pse duhet të falen borxhet në tërësi pas 1 shtatorit
Historiati i këtyre borxheve daton shumë kohë para vitit 2008.
Shuma më e madhe e tyre vie nga borxhet e qytetarëve ndaj institucioneve publike, siç janë; KEK-u, Tatimet në pronë, ATK dhe shumë organizata shtetërore. Këto borxhe janë krijuar nga pamundësia e pagesave të qytetarëve të shumtë, të papunë, pa pensione relevante, pa të ardhura nga remitencat, pensionistë dhe shpesh edhe nga dënimet e larta që shqiptohen, si të tilla edhe ligjërisht edhe moralisht tashmë kanë humbur kuptimin e inkasimit.
Vetëm të kujtojmë, sa para ka financuar Qeveria gjatë kësaj periudhe në KEK dhe në këto institucione të sipërpërmendura. Sa para kanë dhënë qytetarët në blerjen e medikamenteve në barnatore dhe pagesa e shumta që kanë kryer për shërimin vetanak dhe të anëtarëve të familjes.
Pra, shembujt e fundit janë të paraparë të jenë falas. Pra, nëse krahasojmë këto borxhe të krijuara me ngarkesat që Qeveria në një mënyrë ua ka krijuar qytetarëve, shihet qartë se këto borxhe qytetari nuk i ka krijuar ndaj shtetit, për t’i përdor për jetë luksoze por për mbijetesë dhe si të tilla duhet të thërrasin në ndërgjegjen e Qeverisë dhe të parlamentit që të sillet një vendim për faljen e tërësishme të tyre. Mos të harrojmë pjesa dërmuese e kësaj kategorie qytetarësh borxhlinj, janë të ngarkuar më këso obligime edhe pas periudhës së vitit 2008.
Shembull: Si është vepruar dhe si janë trajtuar borxhet e qytetarëve në shtetet tjera ?
Për t’u krijuar borxhi, janë tre fajtorë: Borxhliu së pari, institucioni së dyti dhe papunësia së treti.
Andaj, derisa të kemi këtë papunësi, deri sa vlera e pensioneve vazhdon të jetë minimale për të mbështetur një jetesë së paku dinjitoze, deri sa shërbimet publike dhe shëndetësore nuk janë në nivelin njerëzorë, atëherë natyrshëm, trajtimi i borxheve gjithnjë rezulton me falje të tërësishme të tyre.
Në këtë mënyrë, nëse një ligj për faljen e borxheve në fjalë, formohet në vitin 2016, atëherë ato duhet dhe do faleshin në tërësi deri në vitin 2014.
Këto metoda janë treguar të suksesshme dhe dinjitoze dhe kanë ndikuar në organet e mbledhjes së borxheve, që ato të funksionalizohen në të ardhmen.
Çfarë borxhi është efektiv është ai borxh, i cili daton nga viti 2000 në rastin tonë, në raport me këtë nga viti 2008?
Pse krahasohen borxhet e qytetarëve të cilët nuk kanë mundësi t’i përgjigjen obligimeve të shtetit, me disa akterë të tjerë të cilët janë të lidhur me korrupsionin.
Këto çështje duhet ndarë dhe trajtuar ndryshe, sepse si të tilla janë formuar ndryshe. Tek dikush janë krijuar nga pamundësia dhe sinqeriteti që e ka, e tek dikush nga kënaqësia korruptive dhe mos serioziteti. Ky dallim duhet të ishte primar për falje, e jo për mos falje .
Qytetarëve tonë është krenari tu falësh borxhet, sepse, edhe ky zhvillim siç është bërë deri më tash, është bërë falë punës dhe veprës së tyre ekonomike. Nuk e dobëson shtetin mos inkasimi i borxheve të vjetruara, përkundrazi, një veprim i tillë e kthen shtetin nga e ardhmja dhe i motivon të pafuqishmit të besojnë ne shtetin e tyre”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës