Ish-zëvendëskryeministri dhe afaristi i njohur Ramiz Kelmendi, ka deklaruar se vetëm SHBA në Kosovë mund t’i lëvizë gjërat pasi sipas tij KFOR-i përbëhet nga një forcë shumëkombëshe dhe mund të ketë devijime.
“Prezenca e KOR-it është shumë me rëndësi dhe bashkëpunimi me ta është jetik, por duhet kuptuar se KFOR-i është forcë e Armatosur e cila ka detyrat e veta të përcaktuara, që meqenëse është forcë shumëkombëshe-NATO, ka edhe devijime nga kryerja e detyrave të caktuara. Por, mbi të gjitha është SHBA-ja dhe politikat e saj rajonale aty, e që fal’ kësaj shihet qartazi nëse duhet implementuar diçka atëherë edhe janë Forcat e SHBA-së ato që zbatojnë me përpikëri detyrat”.
Çka janë detyrat e KFOR-it:
-Ruajtja e Kufijve të jashtëm
-Ruajtja e qetësisë Ndëretnike
-Qetësisë së brendshme dhe sistemit Juridiko Ekonomik
Kelmendi thotë se ka frikë që ka një kurth ndaj institucioneve tona me çështjen e barrikadave.
“Duke i parë detyrat e KFOR-it, ne jemi tani për tani në dy pikat e para. Siguria e Jashtme dhe Siguria Ndëretnike dhe këtu ndërlidhet edhe gjendja e Barrikadave. Askund në botë nuk ka të vendosesh barrikada për ta mbrojtur qytetarin e pa rrezikuar, veç në Kosovë dhe atë në veri”.
“Kur sheh këtë hap, lind pyetja se a mos ka ndonjë kurth politik ndaj Institucioneve tona? Unë mendoj se ka dhe janë ndër më të rrezikshmet gjerë më tani”.
“Ku është kurthi i radhës? Është se barrikadat po vështirësojnë jetën e qytetarëve të tyre në veçanti – ata e dinë se nuk ka rrezik nga kjo botë demokratike, por nëse niset ndonjë iniciativë e drejtë ligjore, njerëzore nga ana e policisë, atëherë mundë të lindë një sulm (sigurisht nga bandat e kombinuara me rus) që obligon KFOR-in të vendoset në mes. Pra të na ndajë nga sulmet e mundshme dhe kjo pastaj nxit misionin që vet serbët të largojnë barrikadat në emër të asaj se tani ka përfunduar rreziku nga policët, apo rreziku inekzistent”.
Kelmendi thotë se për situatën e tensionuar me barrikadat në asnjë mënyrë nuk duhet vepruar pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara.
“Por, në asnjë mënyrë nuk duhet vepruar pa pëlqimin e politikës së SHBA-ve, sepse u etiketuan si barrikada të arsyeshme dhe kjo po e pamundëson KFOR-in për ekzekutim detyrash. Prandaj, edhe deklaratat e Liderëve Ndërmjetësues janë tani në anën që po theksojnë (për ne duket, apo është e gabuar) dhe këtu duhet kuptuar se zgjidhja është në Washington dhe aty duhet vepruar me mençuri, edhe pse e kemi të njohur se rruga është mbyllur për Institucionet tona”.
“Duke parë se rruga është mbyllur për institucione, duhet që çdo shqiptaro-amerikan dhe çdo amerikan të ndikojë që të mund të ndryshojnë qëndrimet që kanë tani për tani. Poashtu duhet të gjithë facebook-shkruarësit të kenë parasysh se barrikadat nuk hiqen dhe tërësia territoriale nuk mbrohet me fishekët e facebook-ut por me politikë dhe tryezë”.
Pronari i Elkos Group ka thënë në fund se puna për Kosovën është e përhershme, pandërprerë dhe me zgjuarsi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image00001-scaled-1-780x439.jpeg)
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë
![Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Ambasadori gjerman largohet nga](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/jorn-Rohde-780x439.jpg)
Ambasadori gjerman largohet nga "X" dhe i bashkohet “Bluesky”, shkak përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave
![KQZ: Po vazhdon numërimi në 19 komuna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kutite_-780x439.jpg)
KQZ: Po vazhdon numërimi në 19 komuna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi