LAJMI I FUNDIT:

Këlliçi: Banorët e Tiranës nuk reaguan, duhet të reflektojmë

Këlliçi: Banorët e Tiranës nuk reaguan, duhet të reflektojmë

Në daljen e parë publike pas humbjes në garën për Tiranën, Belind Këlliçi, tha se rezultati nuk pasqyron vullnetin e lirë të qytetarëve, pasi sipas tij është ndikuar nga një makineri shantazhi e dhune. Por tonet e tij ishin ndryshe nga ato të Sali Berishës.

“Isha plotësisht i vetëdijshëm për pjesëmarrjen në garën elektorale më të pabarabartë të këtyre 33 viteve, e megjithatë sërish zgjodha të dal para qytetarëve me një program konkret, të detajuar dhe me një platformë e cila vuri në qendër nevojat e qytetarëve dhe që ofronte zgjidhje reale për shqetësimet e përditshme. Megjithatë kjo nuk mjaftoi”.

Këlliçi flet për mungesë reagimi nga qytetarët e Tiranës, gjë të cilën e përkthen si një mesazh të cilin thotë se e ka lexuar mirë. Shoqëria kërkon diçka ndryshe, pohon kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, duke kërkuar nga opozita që të reflektojë.


“Banorët dhe votuesit e Tiranës nuk reaguan në atë shkallë që ta mposhtnin mekanizmin e kundërshtarit që është i bazuar në presion, joshje, intimidim, para korrupsioni dhe në propagandë. Unë e kam lexuar shumë mirë këtë fakt. Shoqëria jonë mesa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesh. Të gjithë ne duhet të reflektojmë rreth kësaj që ka ndodhur dhe unë sigurisht duhet ta bëj i pari”.

Këlliçi ftoi qytetarët të mos ta lexojnë si tërheqje deklaratën e tij, por më parë – theksoi ai – duhet analizuar çfarë është që nuk bindi votuesit.

“Kjo nuk do të thotë se do tërhiqemi, përkundrazi, duhet që të gjithë bashkë të bëjmë shumë më shumë se kaq. Por së pari duhet të kërkojmë brenda nesh, për të kuptuar saktë dhe analizuar me ftohtësi se çfarë publiku, opinioni, banorët dhe votuesit kërkojnë prej nesh. Tirana ka nevojë për opozitë, po aq sa ka nevojë për ujë të pijshëm”, pohon Këlliçi, duke garantuar se do të vazhdojë t’i shërbejë qytetit./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori