KEK-u thotë se punësimet në këtë korporatë bëhen bazuar në legjislacionin në fuqi

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinion e gjerë publik se punësimi në korporatë bëhet vetëm pas zhvillimit të gjitha procedurave të rekrutimit në përputhje të plotë me Ligjin e Punës në fuqi, Udhëzimet Administrative të aplikueshme si dhe rregulloreve të brendshme të KEK-ut.
“Si rrjedhojë ju bëjmë me dije se, Menaxhmenti i Korporatës Energjike të Kosovës nuk i nënshtrohet dhe nuk lëkundet nga asnjë presion i grupeve të caktuara të interesit apo qofshin ato edhe grupe politike, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Më tej në njoftim thuhet se, Korporata Energjetike e Kosovës është ndërmarrje publike dhe pasuri e gjithë qytetarëve të Kosovës, prandaj si të tillë kemi përgjegjësi juridike dhe morale ta ruajmë nga çfarëdo interesi tjetër.
Në këtë drejtim, janë të pa pranueshme deklaratat dhe paralajmërimet për protesta me qëllim të ushtrimit të presionit për të punësuar grupe njerëzish pa respektuar procedurat e konkursit e duke bërë shkelje ligjore.
Korporata Energjetike e Kosovës është kompania publike me e suksesshme në vend dhe kjo është arritur falë përkushtimit dhe punës shumë të madhe që është bërë tash e mbi një dekadë.
Kemi arritur ta ruajmë Korporatën nga mbi punësimi përkundër nevojave të mëdha për kuadro të kualifikuar dhe moshës mesatarë shumë të lartë të punëtorëve.
Kemi investuar miliona në komunitet dhe i jemi gjendur afër qytetarëve të Obiliqit dhe Komunës për çfarëdo nevoje që është paraqitur.
Kemi investuar miliona në përmirësimin e ambientit dhe kemi marrë pjesë me stafin dhe gjithë makinerinë punuese për të pastruar fshatra dhe lumenj në gjithë regjionin e Obiliqit dhe Prishtinës.
Kemi kryer obligimet tona ndaj banorëve të zonave të dislokuara me përgjegjësi të lartë duke respektuar të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare.
Kemi bërë maksimumin që në afat rekord t’i kryejmë të gjitha obligimet tona financiare pavarësisht kostos së lartë dhe mbivlerësimin që i është bërë aseteve të banorëve që kanë qenë në zonën e interesit nacional.
Kurse sa i përket punësimeve për të cilat tani po bëhet zhurmë e madhe është me rëndësi të thuhet fakti se i gjithë procesi i punësimit, pavarësisht se kishte numër tepër të madh të kandidatëve ka shkuar në mënyrë të rregullt, pa pasur asnjë vërejtje apo shkelje ligjore.
KEK-u me kohë i ka njoftuar qeverinë dhe akterët e tjerë se nuk do të lejon punësime në forma tjera përveç sipas kritereve të konkursit dhe duke respektuar ligjin e punës.
Te gjitha ata banore te Obiliqit qe kane plotësuar kriteret e konkursit dhe kane kaluar me sukses testet apo edhe kane qene te barabartë me ndonjë kandidat tjetër e kane fituar një vend pune.
Sipas informatave të departamentit të Burimeve Njerëzore, janë afër 20 persona qe janë punësuar nga zona e Obiliqit. Të gjithë këta kanë plotësuar kriteret dhe kanë qenë kandidatë qe kanë kaluar me sukses testet.
Sa i përket punësimit te banoreve te zonave Hade dhe Shipitull, numrit prej 150 sa flitet qe kanë kërkua punësim, KEK-u e ka njoftuar qeverinë e Kosovës për profilet e vendeve te lira te punës për dy vitet e ardhshme. Dhe nëse ka një vendim qeverie për punësimin e tyre në formën se si po kërkohet atëherë natyrisht se KEK-u është i detyruar ta respekton atë vendim sepse Qeveria është aksionar i KEK-ut.
Çdo formë tjetër e presionit apo veprime të tjera nga kushdo qofshin nëse e rrezikojnë sigurinë e punës në KEK apo tentojnë të ndërpresin procesin e punës me protesta dhe veprime të tjera do të ballafaqohen me organet e drejtësisë, përfundon njoftimi i KEK-ut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame