LAJMI I FUNDIT:

Kek me portokall

Kek  me portokall

Përbërësit :

Për kekun:
▪ 200 gr + 15 gram miell, të ndara sipas gramaturës së treguar
▪ 10 gr fryrës ëmbëlsirash
▪ pak kripë
▪ 250 gr kos i thjeshtë
▪ 200 gr sheqer
▪ 3 vezë të mëdha
▪ 10 gr lëkurë portokalli e grirë
▪ 100 ml vaj vegjetal
▪ 400 gr boronicë, të shkrira

Për shurupin e portokallit:
▪ 750 ml lëng portokalli i saposhtrydhur
▪ 70 gramë sheqer


Për glazurën e portokallit:
▪ 120 gramë sheqer pluhur, i situr
▪ 30-45 ml lëng portokalli i freskët

Udhëzime:

Ndiz furrën në temperaturë 176°C.

Lyej me gjalpë jo të kripur sipërfaqen e brendshme të një tepsie 22×12 cm bashkë me buzët e larta dhe më pas spërkat me miell gjithë këtë sipërfaqe, duke shkundur në fund pjesën e tepërt të miellit.

Në një tas me madhësi normale sit së bashku miellin, fryrësin e ëmbëlsirave dhe kripën. Në një tas të madh rrih së bashku kosin, sheqerin, vezët, lëkurën e portokallit, vaniljen dhe vajin.

Me ngadalë rrih duke shtuar përbërësit e thatë tek tasi i përbërësve të lëngët. Në një tas tjetër, përziej boronicat me një lugë miell (15 gram), boronicat tek brumi duke e përzier me kujdes.

Hidh brumin në tepsinë e përgatitur më parë dhe piqe për 50 deri në 55 minuta, ose derisa kunja e dhëmbëve e ngulur në mes të kekut të dalë me disa kokrriza të njoma ngjitur në të. Lëre të ftohet në tepsi për 10 minuta përpara se ta heqësh nga ajo dhe ta vendosësh në një bazë tjetër.

Teksa keku ftohet, përgatisni shurupin e portokallit në një tenxhere të vogël në zjarr normal. Përzieni së bashku lëngun e portokallit dhe sheqerin deri sa sheqeri të jetë shpërbërë totalisht. Pasi të jetë tretur, gatuajeni për 3 minuta të tjera. Hiqeni nga nxehtësia dhe lëreni mënjanë.

Përdorni një kunj dhëmbësh për të krijuar vrima në sipërfaqe dhe anash kekut. Lyeni sipërfaqen dhe pjesët anësore të kekut me shurup duke e spërkatur me furçë. Lëre që keku ta thithë shurupin dhe lyej sërish. Lëre kekun të ftohet plotësisht.

Për të përgatitur glazurën e portokallit, në një tas të vogël, rrih bashkë sheqerin pluhur dhe 30-45 ml lëng portokalli. Masa duhet të jetë e trashë por e lehtë për t’u shpërndarë. Shto dhe një lugë tjetër lëng portokalli nëse masa është shumë e ngjeshur. Derdh glazurën e portokallit sipër kekut dhe lëre të rrjedhë në anët e kekut. Lëre glazurën të forcohet, për rreth 15 minuta, para se ta servirni. /Telegrafi/