LAJMI I FUNDIT:

KEDS vendos katër trafo të reja në Smërkovnicë të Vushtrrisë

KEDS vendos katër trafo të reja në Smërkovnicë të Vushtrrisë

Në fshatin Smërkovnicë të Vushtrrisë KEDS ka ndërtuar katër trafo të reja, dy trafo që kanë qenë të vjetra janë zëvendësuar me të reja dhe dy trafo janë ndërtuar krejtësisht të reja dhe është instaluar rrjet i ri energjetik rreth 8 kilometra.

Me këtë investim, banorët tashmë kanë zgjidhur problemin e tyre energjetik për disa dekada të ardhshme.

Fshati i shtrirë në dalje të Vushtrrisë rrugës për Mitrovicë, me një terren të hapur, ka edhe shtim të popullsisë. Investimi i KEDS-it duke rritur edhe kapacitetet energjetike do t’iu mundësojë rreth 300 familje që banojnë këtu të kenë një të ardhme më të mirë.


Banorët flasin për hallet që kishin dhe të mirat që po ju vijnë pas kësaj.

Jena kanë në hall të madh me rrymë, tmerr o kanë. Kur skam mujt me lëshu makinën e teshave e as bojlerin ditën. Tash kur po shoh makinën që i ka la teshat, më besoni që po çuditna! Sa herë binte shi e borë tela e rrymës janë kanë nëpër tokë. Frika ma e madhe o kanë kur i dërgojsha fëmijët në shkollë gjatë stuhive, se mos po iu ndodh naj e keqe”, thotë zonja e shtëpisë, Sala Hajdini.

Në këtë investim është përfshirë komplet fshati. Aty janë ndërruar të gjitha shtyllat që kanë qenë me përçues të zhveshur dhe me rrezik për banorët dhe tani janë vendosur shtylla të reja me kabllo të izoluar (bistekë), ku është përmirësuar tensioni dhe është hequr rreziku për banorët.

KEDS është duke vazhduar projektin e investime nëpër të gjithë territorin e Kosovës.

Investimet e KEDS-it kanë nisur qysh në vitin 2013 dhe deri më tani kanë përfituar shërbime kualitative mijëra konsumatorë anembanë vendit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori