Fshatrat e Malësisë së Gollakut po bëhen me rrjet komplet të ri elektrik nga KEDS.
Largpërçuesi i Tensionit të Mesëm 10 kV Grashticë-Radashevc, po bartet i tëri përskaj rrugës ndërsa rrjeti i vjetër që dikur kalonte në malet e Gollakut do të eliminohet në tërësi. Ky investim, përpos që do të ofrojë siguri në furnizim stabil për konsumatorët, do të mundësojë edhe intervenim më të shpejtë nga ekipet e terrenit.
Lidhur me këtë, Koordinatori i mirëmbajtjes në distriktin e Prishtinës në KEDS, Nexhat Fazliu, tha se largpërçuesi në fjalë ka qenë një nga linjat më problematike në këtë anë. “Largpërçuesi i Grashticës ka qenë një ndër linjat më problematike në distriktin e Prishtinës, kështu që me këtë investimin që është duke u bërë në Grashticë është bërë dislokimi i largpërçuesit përskaj rrugës që të na lehtësojë operimin… Ky projekt është në përfundim e sipër dhe me përfundimin e këtij investimi po i bëhet zgjidhje largpërçuesit Grashticë-Radashevcë”, tha ai.
“Investimet e KEDS në rrjetin elektrik tashmë kanë filluar të transformojnë edhe fshatrat e Gollakut. Largpërçuesi i tensionit të mesëm 10 kV Grashticë-Radashevcë tashmë është duke u punuar dhe pas përfundimit të tij do të mundësohet që konsumatorët e kësaj ane të kenë furnizim shumë më kualitativ dhe stabil me energji elektrike. Pra, bëhet fjalë për një dislokim të rrjetit në distancë prej 7.5 kilometrash. Ky rrjet më herët kalonte në brendësi të Gollakut, pra të Malësisë së Gollakut dhe që në zonat e caktuara intervenimi ishte thuajse i pamundur në kohë të dimrit. Kështu që me intervenimet të cilat po bëhen në këtë anë po mundësohet që kohëzgjatja e ndërprerjes së energjisë elektrike të reduktohet apo të minimizohet, njëkohësisht të mundësohet intervenim i shpejtë në rast nevoje dhe sigurisht të përmirësohet kualiteti i furnizimit për këtë anë”, tha ai. Ramadani tha se KEDS ka investuar edhe gjatë vitit të kaluar në atë pjesë, më saktësisht në fshatrat: Keqekollë, Hajkobillë e Prapashticë. Këto investime i kanë mirëpritur banorët e fshatrave të Gollakut, të cilët thonë se tashmë nuk do të kenë probleme me energji elektrike
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Donald Trump krijoi Fondin Sovran – cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Qeveria spanjolle miraton vendimin për shkurtimin e orëve të punës
Ismaili takim me ekspertët e Misionit të Bankës Botërore, flasin për projektin me të ri për zhvillimin e sektorit financiar
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?