LAJMI I FUNDIT:

KEDS: Ndërprerjet e energjisë elektrike, pasojë e jo stabilitetit në KEK

KEDS: Ndërprerjet e energjisë elektrike, pasojë e jo stabilitetit në KEK

Shumë herë paraqiten raste emergjente dhe të pa pritura për furnizim me energji elektrike, kjo ndodhë kur bie ndonjë bllok nga prodhimi në mënyrë të pa pakualifikuar dhe paraqitet mungesa e menjëhershme për 300 megavat të energjisë elektrike. Në këto rrethana është vështirë të sigurohet import.

Kështu thonë zyrtarë të KEDS, mirëpo sipas tyre Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike po bën maksimumin për furnizim në secilën rrethanë edhe pse kjo nuk është me fajin e KECO-së, as e KEDS-it.

Sipas zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala, mungesa e përnjëhershme e energjisë elektrike është me fajin KEK-ut, sepse blloqet e kësaj ndërmarrje publike nuk kanë siguri të madhe për shkak të vjetërsisë së tyre.


Përderisa në Kosovë ekziston një zinxhir i kompanive energjetike të cilat janë përgjegjëse për energjinë elektrike në vend, KESCO dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) kanë një bashkëpunim të ngushtë me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), sikurse edhe me KOSTT, mirëpo, gjithçka nisë nga minierat përkatësisht nga prodhimi i energjisë elektrike të cilat janë nën ombrellën e KEK-ut, pastaj, vazhdohet me linjat e transmisionit që menaxhohet nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala thotë se mosfunksionimi i njërës nga këto hallka sjellë deri te mungesa e energjisë elektrike për konsumatorët.

“Në disa raste paraqiten situata të pa pritura, ku ne kemi njoftuar opinion në vazhdimësi. Bjen ndonjë bllok në mënyrë të pa planifikuar dhe paraqitet mungesa e menjëhershme e energjisë elektrike për 300 megavat të energjisë elektrike, e cila në këto rrethana është shumë e vështirë të sigurohet. Ne po bëjmë maksimumin në secilën rrethanë, mirëpo, kjo nuk është me fajin e KESCO-së, as e KEDS-it, por mungesa e përnjëhershme është e KEK-ut, mirëpo, blloqet nuk kanë siguri të madhe për shkak të vjetërsisë së tyre”, thotë Buzhala.

Ai thotë se ardhja e importit kërkon kohë për shkak të rregullativave dhe normave ndërkombëtare që zakonisht nevojiten deri 4 orë dhe kjo shkakton problem.

“Kemi të bëjmë me katër kompani të cilat kanë një bashkëpunim të ngushtë dhe operojnë në baza ditore për ta mbuluar kërkesën për konsum të energjisë elektrike dhe për menaxhim të energjisë elektrike në përgjithësi. Sigurisht se mosfunksionimi i njërës nga këto hallka, sjellë deri te ndonjë mungesë e energjisë elektrike dhe tek konsumatorët. Jemi dëshmitarë në disa raste kur blloqet nuk funksionojnë dhe sigurisht që këtë e ndiejnë konsumatorët, sepse ardhja e importit kërkon kohë për shkak të rregullativave dhe normave ndërkombëtare, zakonisht nevojiten deri 4 orë dhe kjo po shkakton telashe”, thotë Buzhala.

Ai theksoi se blloqet e KEK-ut janë shumë të vjetruara dhe nuk ka një besueshmëri për prodhim të sigurt të energjisë elektrike, pasi Kosova është neto importues i energjisë elektrike për shumë vite, jo vetëm nga koha e KEDS. Në të shumtën e rasteve ka pasur situata emergjente për shkak të mos stabilitetit të blloqeve.

“Duhet ta dimë se blloqet e KEK-ut janë shumë të vjetruara dhe nuk kanë besueshmëri, e në anën tjetër duhet ta dimë se ne jemi neto importues i energjisë elektrike për shumë vite, jo vetëm nga koha e KEDS, por edhe më herët. Kosova është neto importues, në sasinë e përgjithshme vjetore, ku konsumi e tejkalon kapacitetin prodhues dhe për t’i mbuluar kërkesat, atëherë, natyrisht duhet t’i drejtohemi importit. Në shumë raste janë paraqitur edhe situata emergjente për shkak të mos stabilitetit të blloqeve, mirëpo, ato blloqe janë të vjetra dhe nuk kanë siguri aq të madhe në furnizim”, theksoi ai.

Buzhala theksoi se të katër kompanitë ‘ulën’ 24 orë më herët dhe bëjnë planin për furnizim 24 orë me energji, ku llogaritet konstantja e prodhimit, prodhimi që ekziston dhe plus importi, nëse paraqitet nevoja. Kosovës gjatë verës i duhen mbi 700 megavat me energji, kurse, në sezonin e dimrit deri 1 mijë e 200 megavat. Mirëpo, sipas Buzhalës kjo bëhet në koordinim dhe nëse është nevojshme për mbulim të këtyre megavateve duhet importuar.

Sipas tij, KEDS është i zotuar prej vitit 2013, kur edhe ka nisur operimi deri më sot dhe në ardhmen, që ta respektojë secilën marrëveshje që ka nënshkruar, secilin ligj dhe secilën rregullore në vend./Telegrafi/