Një lagje në fshatin Caparc të Komunës së Prizrenit ka dy ditë që është në terr të plotë.

Banorët e kësaj lagjeje jo vetëm që nuk kanë energji elektrike, por edhe janë të rrezikuar nga telat e rrymës, të cilët janë të shpërndarë shumë afër shtëpive.


Një lexues i Telegrafit, i cili ka dërguar disa fotografi, ka thënë se KEDS-i dhe Komuna e Prizrenit janë të njoftuar për shqetësimet e tyre dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë.

Banorë thonë se shtylla elektrike e rrëzuar dhe telat në tokë, kanë bllokuar nëntë familje.

Ata i bëjnë apel komunës së Prizrenit dhe KEDS-it, që të ndërmarrin masa dhe të dërgojnë persona kompetent në këtë lagje, për ta rregulluar problemin.

45363197 773668669638765 1131840520922857472 n

45371573 2705672229658977 4999163794480431104 n