LAJMI I FUNDIT:

KEDS: Furnizim stabil me energji elektrike për festat e fundvitit, me përjashtim të Malishevës

KEDS: Furnizim stabil me energji elektrike për festat e fundvitit, me përjashtim të Malishevës

KEDS dhe KESCO njoftojnë se furnizimi me energji elektrike në Kosovë është i qëndrueshëm.

Në njoftimin për media thuhet se tashmë kur ndodhemi në prag të festimit të Vitit të Ri, për të rritur sigurinë e furnizimit kemi mobilizuar 400 punëtorë, të cilët do të angazhohen në tërë territorin e Kosovës në rast të ndonjë të papriture ose dëmi eventual në rrjetin e shpërndarjes.

“KEDS-i vazhdimisht ka punuar dhe punon si në preventivë ashtu dhe në mirëmbajtje të rrjetit.


Edhe kësaj radhe, për festën e Vitit të Ri, parapërgatitjet e tilla janë kryer për të pasur furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Probleme me furnizim pa ndërprerje fatkeqësisht do të vazhdojë të ketë në Malishevë për shkak të pamjaftueshmërisë së kapaciteteve transmetive të tensionit të lartë. Bashkëndjejmë me konsumatorët tanë në Malishevë duke shpresuar që të bëhet një zgjidhje më e shpejtë dhe e qëndrueshme për furnizim të rregullt me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

KEDS krahas urimit për Vitin e Ri 2023, bën thirrje që të shfrytëzohet energjia elektrike në mënyrë sa më efiçiente të mundshme në mënyrë që të mos ketë ngarkesë në rrjet dhe, si rrjedhojë, ndërprerje për shkak të kësaj dukurie. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet

Kalo në kategori