LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 16° partlycloudy_night

KDTP-ja thotë se vazhdon traditën e përfaqësimit të komunitetit turk me dy deputetë

KDTP-ja thotë se vazhdon traditën e përfaqësimit të komunitetit turk me dy deputetë

Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) duke u bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së ka njoftuar se në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësohet me dy deputetë.

Këtë rezultat, KDTP-ja e ka cilësuar si fitore të komunitet turk të Kosovës.

“Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) ka dalë fituese nga zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. KDTP është e vetmja parti që ka siguruar dy deputetë nga radhët e komuniteteve, duke vazhduar traditën e saj si subjekti me më shumë vota në mesin e partive të komuniteteve”, thuhet në komunikatën e KDTP-së, raporton Telegrafi.


Kjo parti ka theksuar se ka nisur angazhimet për përfaqësimin në Ekzekutivin e Kosovës.

“Duke e kaluar këtë proces të bashkuar me komunitetin tonë dhe me mbështetjen e tyre, partia jonë, nën udhëheqjen e kryetarit Fikrim Damka, ka filluar menjëherë punën për përfaqësimin e komunitetit turk të Kosovës në qeverinë që do të formohet”, thuhet në komunikatë.

Në të njëjtën kohë është theksuar se ky rezultat është goditje ndaj përpjekjeve për përçarjen e komunitetit turk.

“Fitorja e KDTP-së, e cila do të përfaqësojë komunitetin turk të Kosovës me dy deputetë edhe në periudhën e ardhshme, ka zhgënjyer ata që synonin përçarjen e komunitetit tonë”, thuhet në komunikatë, duke shtuar se ky subjekt do të vazhdojë punën për mirëqenien e komunitetit turk dhe të Kosovës.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës kanë marrë pjesë tri subjekte nga radhët e komunitetit turk të Kosovës, raporton Telegrafi.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, KDTP ka marrë 4563 vota ose 0.55%, YTHP ka marrë 1990 vota ose 0.24%, dhe KATP ka marrë 613 vota ose 0.07%. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Kalo në kategori