LAJMI I FUNDIT:

KD Events bën organizime në gjashtë qytete të Kosovës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

KD Events bën organizime në gjashtë qytete të Kosovës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Ndeshja historike Shqipëri-Serbi do të festohet edhe në Kosovë.

Atmosfera e Elbasan Arena do të përjetohet në kohë reale edhe ne qendër të Prishtinës dhe pesë qendra të tjera.

Organizimi më i madh deri më tash në historinë e futbollit bëhet nga KD Events & Comunications, në gjashtë qendra të Kosovës, të tilla, si në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan dhe Ferizaj.

Të gjithë sportdashësit që nuk kanë mundësi të udhëtojnë në Shqipëri të enjten në sheshin Zahir Pajaziti gjithçka do të frymojë kuq e zi dhe në çdo qytet tjetër, ndërsa ndeshja transmetohet në ekran gjigant.


Për ta bërë më madhështore atmosferën nuk do të mungojë as muzika, fishekzjarrët dhe befasi të tjera. KD Events ka marrë lejet përkatëse në të gjitha këto qendra për të organizuar këto evenimente.

Kujtojmë se ndeshja mes kombëtares shqiptare dhe asaj serbe do të zhvillohet më 8 tetor në Elbasan Arena.