LAJMI I FUNDIT:

KB Vëllaznimi ndërpren bashkëpunimin me Chandler Lawson dhe Tedrick Wilcox

KB Vëllaznimi ndërpren bashkëpunimin me Chandler Lawson dhe Tedrick Wilcox

Me fillim e Superligës së Basketbollit të Kosovës, shumë klube kanë pasur mundësinë që të shohin një pasqyrë më të qartë të basketbollistëve me të cilët janë përforcuar.

Një mundësi të tillë e ka pasur edhe klubi i basketbollit Vëllaznimi, i cili gjatë afatit kalimtar është përforcuar me 6 basketbollistë të huaj, por që pas ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të Superkupës dhe dy xhirove të para në Superligë, klubi nga Gjakova ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me dy basketbollistët e transferuar nga ShBA, Chandler Lawson dhe Tedrick Wilcox.

Wilcox pati rastin që të paraqitej në ndeshjen që KB Vëllaznimi e zhvilloi kundër KB Prishtina në kuadër të Superkupës së Kosovës në basketboll, ku në 21 minuta lojë arriti të shënojë 7 pikë, ndërsa Lawson, nuk u paraqit në asnjë ndeshje zyrtare me skuadrën nga Gjakova.


Ndërsa sa i përket përforcimeve të tjera, kujtojmë që pas një lëndimi të pësuar në dorë i është pamundësuar debutimi basketbollistit Arian Azemi, i cili sipas asaj që ka kuptuar Telegrafi pritet që të jetë i gatshëm në ndeshjen që Vëllaznimi do ta zhvillojë kundër KB Trepça në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së basketbollit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Ankesat e ashpra ndaj gjyqtarit – trajner Fonseca merr dënim të rëndë dhe të paparë deri më tani

Ankesat e ashpra ndaj gjyqtarit – trajner Fonseca merr dënim të rëndë dhe të paparë deri më tani

Ligue 1
Kalo në kategori