LAJMI I FUNDIT:

KB Sigal Prishtina dhe “Trokit” në Sofje të Bullgarisë

KB Sigal Prishtina dhe “Trokit” në Sofje të Bullgarisë

Në prag të fillimit të edicionit më të ri të Ligës Ballkanike të Basketbollit, të premten në Sofje të Bullgarisë u zhvillua një takim, në të cilën morën pjesë të gjitha ekipet pjesëmarrëse të kësaj lige.

Takimi u thirr nga themeluesi i kësaj lige, Shay Striks, i cili përveç tjerash i njoftoi përfaqësuesit e klubeve për përgatitjet e gjertanishme në mënyrë që sivjet të kemi një sezon edhe më të suksesshëm se vitin e kaluar.

Kampioni aktual i kësaj lige u prezantua me sekretarin gjeneral të klubit, Agon Abazi dhe menaxherin ekzekutiv të agjencisë kreative Trokit, Besart Gërgurin.


Përfaqësuesit e klubit bardhekaltër patën mundësi që po ashtu të realizojnë një takim të veçantë, në të cilin mori pjesë edhe Lubomira Striks, drejtore e marketingut dhe reklamimit të kësaj lige.

Aty u prezantua imazhi i ri, planet dhe përgatitjet që klubi më i suksesshëm shqiptar është duke i bërë për të hyrë sa më fuqishëm në edicionin më të ri.

Të gjitha këto të reja nga KB Sigal Prishtina i bënë drejtuesit e kësaj lige tejet të kënaqur.