LAJMI I FUNDIT:

Katy Perry edhe në Sims

Katy Perry edhe në Sims

E dimë që e dini kush është Katy Perry, nuk duhet të gënjeni. Madje e dimë edhe për cilën arsye pëlqeni Katy Perryn, por nuk është ajo për cilën gjë po e bëjmë këtë lajm.

Kjo këngëtare lozonjare ka siguruar një rol për vetën në ekspansionin e ri për The Sims 3 që do të paraqitet nën titullin Showtime, e që në treg pritet të paraqitet rreth muajit mars. Trupi i Katyt do ta pasurojë, e pse të mos e themi dhe do ta zbukurojë, lojën për të gjithë blerësit e versionit koleksionues që sjell disa shtesa Katy Perry, sikurse që janë posterët ose spotet muzikore.

Se si duket e tërë kjo mund ta shikoni në videon në vazhdim. /Telegrafi/