LAJMI I FUNDIT:

Katrougalos: Moska nuk ka bërë presion për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Katrougalos: Moska nuk ka bërë presion për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Moska nuk ka kryer asnjë presion mbi Athinën gjatë kohës së bisedimeve me Shkupin për ndryshimin e emrit. Këtë në intervistë për “Shpitel” e tha ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos.

“Nuk ka pasur ndonjë presion. Ne edhe s’kemi mundësuar që të kryhet presion”, tha Katrougalos.

Në lidhje me vendimin e Athinës që të shpall non grada dy diplomatët rus në vitin 2018, ai tha se Athina ka reaguar kur ka qenë dëshmitare e ngjarjeve të cilat janë në kundërshtim me principet për respektimin e sovranitetit të një vendi nga tjetra./Telegrafi/