LAJMI I FUNDIT:

Katrougalos: Marrëveshja e mundshme e emrit do të ketë mbështetjen e duhur në Kuvendin e Greqisë

Katrougalos: Marrëveshja e mundshme e emrit do të ketë mbështetjen e duhur në Kuvendin e Greqisë

Zv. ministri grek i Punëve të Jashtme, Georgios Katrougalos ka deklaruar se arritja e mundshme e një marrëveshje për emrin e Maqedonisë është e interesit kombëtar grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shprehu besimin se Qeveria e greqisë do ta sigurojë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin grek, duke shpresuar se për marrëveshjen do të votojnë edhe deputetët e partisë “Grekët e Pavarur”, që janë në koalicion me Alexis Tsipras.

Katrougalos tha se kërkohet një emër që nuk do të jetë burim irredentizmi dhe që të bëjë dallim ndërmjet vendit fqinj dhe Maqedonisë historike greke./Telegrafi/