LAJMI I FUNDIT:

Katica Janeva dërgohet në burgun e Idrizovës

Katica Janeva dërgohet në burgun e Idrizovës

Ish-kryeprokurorja e PSP-së, Katica Janeva nga paraburgimi shtëpiak u dërgua në burgun e Idrizovës ku duhet ta vuajë dënimin për rastin “Haraçi”.

Avokatja e saj, Irena Frçkovska këtë e vërtetoi për “A1on” dhe shtoi se dërgimi në burg është pa akt udhëzues nga gjykatësi për zbatimin e sanksioneve e që duhet ta jep gjykata në Gjevgjeli.

“Është dërguar në ‘Idrizovë’ pa akt udhëzuese, dhe ne konsiderojmë se është në kundërshtim me Ligin për procedurë penale. Do të ankohemi deri te Gjykata e Lartë”, tha Frçkovska.


Ndryshe, në qershor të vitit të kaluar, Janeva u dënua me shtatë vite burg për rastin “haraçi”. Gjykata e Apelit para disa ditëve e vërtetoi dënimin, ndërsa krahas saj, edhe Bojan Jovanovski u dënua me nëntë vite burg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori