Një djalë i vogël në pjesën lindore të Kinës është shpëtuar nga ekipet e zjarrfikësve, pasi duke luajtur ishte futur në rrobalarëse dhe kishte mbetur i bllokuar brenda për disa momente.

Katërvjeçari po luante në shtëpi, kur u ngjit në u fut brena rrobalarëses, derisa nëna e tij po kryente punët e shtëpisë në dhomën e pritjes, transmeton Telegrafi.


Sipas mediave lokale vogëlushi nuk ka pësuar ndonjë lëndim, ndërsa ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Zibo në provincën kineze Shandong.

Nëna i kishte telefonuar ekipet të emergjencës duke u kërkuar ndihmë, dhe pasi që ata u shfaqen në vendin e ngjarjes dhe nuk arritën ta nxjerrin vogëlushin, u detyruan ta prenë me motosharra rrobalarësen.

I  gjithë misioni i zjarrfikësve dhe ekipeve emergjente zgjati vetëm 22 minuta, dhe vogëlushi u nxor shëndoshë e mirë nga rrobalarësja. /Telegrafi/