LAJMI I FUNDIT:

Katër persona të armatosur sulmojnë rëndë një person në një lokal në Krujë

Katër persona të armatosur sulmojnë rëndë një person në një lokal në Krujë

Katër persona të maskuar e të armatosur kanë dhunuar fizikisht në mënyrë barbare një person në një lokal të Krujës.

Sipas pamjeve që ka publikuar Syri.net ngjarja ka ndodhur të mërkurën  dhe aty shihen personat e maskuar të cilët hyjnë të armatosur në një lokal dhe sulmojnë të riun fizikisht dhe me shufra të metalta.

Ndërkaq, sipas pamjeve, klientët e këtij lokali të terrorizuar shikojnë ngjarjen e rëndë.


Mirëpo ajo që ra në sy gjatë derisa të rinjtë e armatosur godasin me forcë djalin e rrëzuar në tokë, pranë vendit të ngjarjes kalon një makinë policie dhe efektivët as nuk shqetësohen për atë që po po ndodh pranë tyre, por vazhdojnë rrugën. Vetëm 2 metra larg po ndodhte një krim. /Telegrafi/