Katër mënyra për të lidhur një maramë në kokë gjatë pranverës dhe për të qenë elegante

Marama si detaj mode ka një histori të gjatë
Kjo pjesë klasike është shumë funksionale dhe, nga ana tjetër, do t'i japë veshjes tuaj një prekje të glamurit të vjetër të yjeve të Hollivudit ose një prekje të stilit vintage.
Ngrini në një mënyrë elegante pamjen tuaj të përditshme në një nivel tjetër dhe shijoni një shëtitje pranverore.
Ju sjellim katër mënyra të njohura për të lidhur një maramë që do t'ju ndihmojnë të arrini pamjen e Audrey Hepburnit dhe Bridget Bardot, transmeton Telegrafi.
Mënyra e vjetër e Hollivudit për të lidhur një maramë
Nëse vendosni të vishni një maramë në mënyrën e vjetër magjepsëse, hollivudiane, përveçse do t'i jepni pamjes suaj një notë më të lartë, do t'i mbroni flokët edhe nga dielli. Thjesht palosni shallin në gjysmë, vendoseni lirshëm mbi kokën tuaj dhe më pas lidheni nën mjekër. Për ditët e verës zgjidhni ngjyrat e shalleve plot ngjyra dhe lozonjare ose një print gjeometrik që mund ta kombinoni lehtësisht me veshje bezhë.
Lidhja e flokëve me maramë
Lidhja e një bishti të thjeshtë poshtë ose lart dhe lënia e majave të varura nga pas është një mënyrë e thjeshtë për t'i shtuar volum dhe gjatësi flokëve tuaj.
Bëni shirita koke
Një mënyrë shumë e thjeshtë për të kompletuar dukjen tuaj verore është një shirit rreth koke që mund ta bëni lehtësisht nga një maramë. Palosni dhe rrotulloni maramën dhe fiksoni atë nën zverkun tuaj ose bëni një hark mbi krye. Shiriti i kokës duket i shkëlqyeshëm, pavarësisht nëse keni flokë të shkurtër apo të gjatë.
Mënyra italiane për të lidhur një maramë
Jemi të dashuruar me mënyrën “italiane” të lidhjes së maramës. Thjesht mbështillni shallin me skajet në pjesën e qafës dhe lërini majat të bien poshtë shpinës pasi t'i lidhni. Shijoni pamjen shik që do t'ju ofrojë kjo mënyrë e thjeshtë për të lidhur një maramë në kokë.
/Telegrafi/

















































