LAJMI I FUNDIT:

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Durrës për trajnime dhe stërvitje të ndryshme

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Durrës për trajnime dhe stërvitje të ndryshme

Katër anije të NATO-s kanë mbërritur në Portin e Durrës, pas operacionit të zhvilluar në zonën e Porto Romanos për mina ujore të Luftës së Dytë Botërore.

Luftanijet e NATO-s iu bashkuan kërkesës së autoriteteve shqiptare pas punimeve që kanë nisur në Porto Romano për thellimin e kalatave dhe kanaleve hyrëse në këtë port.

4 anijet turke, holandeze dhe italiane do të asistojnë në kërkimin e minave ushtarake në Gjirin e Durrësit dhe do të qëndrojnë për disa ditë, duke shkëmbyer eksperiencë me Forcën tonë detare dhe repartet zjarrfikëse të Portit të Durrësit.


Flotilja përbëhet nga anija komandë dhe 3 anije shoqëruese.

Ardhjen e anijeve e ka bërë të ditur edhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në një postim në Facebook, Peleshi tha se nga data 22-27 shkurt 2023 anijet e NATO-s SNMCMG2 do jenë në një vizitë portuale në Durrës.

“Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi me Forcën Detare në trajnime dhe stërvitje të ndryshme”, shtoi Peleshi.

“Gjithashtu me anijet e SNMCMG2 gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen dhe operacione për kërkimin dhe gjetjen e minave historike në bashkëpunim me Qendrën e Zhytjes tonë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori