Kjo është dieta SOS, ajo që me sakrifica të mëdha, por të kufizuara në kohë, ju rregullon figurën aq sa mjafton për të ndjerë të mirën ideale; për të përballuar një situatë të veçantë, për t'u përgatitur për një pushim në det ose për një situatë ‘estetikisht’ impenjuese.
Sigurisht duhet të jetë fillimi i një periudhe më të gjatë diete, në qoftë se doni të mbani rezultatet e arritura në këto katër ditë. Por mos e zgjasni më tepër këtë dietë që është e pa ekuilibruar: në fakt mungojnë plotësisht qumështi dhe bulmeti, buka, makaronat dhe orizi dhe në përgjithësi drithërat dhe miellrat, përzierësit. Mund ta alternoni me periudha dietash të ekuilibruara. Pas katër ditësh diete të shpejtë rifilloni një ushqim me kalori të reduktuara, duke zgjedhur një nga dietat e ekuilibruara që kemi sugjeruar në pjesët e tjera të këtij manuali: një herë në muaj mund ta përdorni këtë dietë të katër ditëve.
Në qoftë se me këtë dietë keni arritur rezultate të mira, duhet të tentoni që ta zgjasni për me shumë ditë: mos e bëni, edhe në qoftë se keni vullnet të mirë dhe ‘energji dobësuese’. Përdorni këtë energji për t’u impenjuar në një dietë riedukative që do t’ju japë rezultate të kënaqshme edhe në të ardhmen.
Proteina dhe perime me kalori të ulët
Proteinat dhe perimet me kalori të ultë janë pikët kyçe të kësaj diete super të shpejtë. Mes perimeve zgjidhen ato me kalori të ulëta. Bëhet fjalë për kungull dhe kunguj të vegjël, selino, lulelakër, marule dhe fasule. Vlera e ulët kalorike e këtyre ushqimeve bën që mund t’i hani në sasinë e dëshiruar dhe që mund të zgjidhin funksionin e rimbushjes së stomakut, dhe heqin sensin e urisë pa spostuar në mënyrë kuptimplotë bilancin kalorik të përditshëm. Përveç të tjerave, perimet kanë funksionin kryesor për të ndihmuar lëvizshmërinë e zorrëve dhe për të furnizuar trupin me vitamina dhe kripëra minerale. Janë proteinat që japin pjesën më të madhe të kalorive të parashikuara në dietën e katër ditëve.
Kjo sasi e madhe e proteinave në dietë ka ashtu siç e kemi parë, një funksion të shkëlqyer të proceseve metabolike, edhe pse në këtë mënyrë verifikohet shtimi i acetonit në gjak, që mund t’i lërë vend përveç të tjerave gjendjes së të përzierit, të fiktit, si dhe mund të shfaqen shenja të sëmundjes epatike.
Siç ndodh shpesh në dietat që bazohen në këtë supozim të njëjtë (ekuilibri ushqyes është spostuar në favor të proteinave), nuk stabilizohet me saktësi sasia e ushqimeve të lejuara, për sa i përket mishit. Kufizohet në dhënien e treguesve kryesore, por mund të hahet me një lloj bollëku. Në këtë tip dietash në fakt ajo që ka rëndësi janë reagimet e trupit në prani të ushqimit me shumë proteina. Frutat janë të pranishme në ndonjë masë për të kontribuar në një minimum prurjesh të vitaminave, veçanërisht vitaminën C. Së bashku me perimet furnizohen sasitë e fibrave të nevojshme për funksionin e zorrëve. Më në fund frutat kanë edhe një funksion të vogël shpërblyes, veçanërisht në qoftë se konsumohen në fund të vaktit, si ëmbëlsirë.
Meny të çdo dite
DITA E PARË
Mëngjesi
Gjysmë greipfrut
Kafe ose çaj pa qumësht, as sheqer
Dreka
Biftek në skarë
Sallatë me domate dhe sallatë jeshile pa erëza dhe vaj
Një mollë
Darka
Dy vezë të ziera
Fasule
Greipfrut
DITA E DYTË
Mëngjesi
Gjysmë greipfruti
Kafe ose çaj pa qumësht, as sheqer
Dreka
Brinjë qengji
Marule, pa vaj dhe erëza
180 gr lëng domate të shtrydhur
Darka
Kungull dhe lulelakër të pjekur (ose të gjalla)
Fasule
Mollë të grira
DITA E TRETË
Mëngjesi
Gjysmë greipfruti
Kafe ose çaj pa qumësht, pa sheqer
Dreka
Pulë të pjekur
Sallatë jeshile dhe selino pa erëza dhe vajra
Darka
Hamburger
Domate të pjekura
180 gr lëng kumbulle natyral
DITA E KATËRT
Mëngjesi
Gjysmë greipfruti
Kafe ose çaj pa qumësht, pa sheqer
Dreka
Dy vezë të ziera
Fasule
180 gr lëng domatesh natyrale
Darka
Biftek në skarë
Sallatë me domate dhe sallatë jeshile, pa erëza
180 gr lëng ananasi natyral
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë