LAJMI I FUNDIT:

Kategorizimi i ri i komunave, 18 në zonën e kuqe

Kategorizimi i ri i komunave, 18 në zonën e kuqe
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 26 mars, në zonën e kuqe janë 18 komuna: Leposaviqi, Zubin Potoku, Zvecani, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Podujeva, Vushtrria, Obiliqi, Prishtina, Fushë Kosova, Lipjani, Graçanica, Novoberda, Gjilani, Kamenica, Gjakova, Peja dhe Ferizaji.

Në zonën e verdhë janë 12 komuna: Deçani, Juniku, Istogu, Klina, Skenderaj, Drenasi, Prizreni, Suhareka, Shtimja, Kaçaniku, Vitia dhe Kllokoti.


Në zonën e gjelbër janë 8 komuna: Ranillugu, Parteshi, Hani i Elezit, Shterpca, Malisheva, Rahoveci, Dragashi dhe Mamusha.

“Podujeva nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe. Graçanica nga zona e gjelbër ka kaluar ne zonën e kuqe. Drenasi nga zona e gjelbër ka kaluar ne zonën e verdhë, dhe Shtimja nga zona e gjelbër ka kaluar ne zonën e verdhë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori