Kastrioti braktis Superligën!

Mungesa e mjeteve financiare, si duket do ta detyrojë ekipin ferizajas, Kastrioti, që të heq dorë nga Superliga këtë stinor, disa ditë para nisjes së saj.
Njoftimin e ka dhënë në Kohën Ditore zyrtari i klubit ferizajas, Alberton Sahiti, derisa pritet që Federata e Basketbollit të Kosovës të merr një vendim se a do të vazhdojë me shtatë ekipe apo do të ftojë ndonjë ekip tjetër në Superligë, shkruan kohaditore.
Kastrioti stinorin e kaluar kishte rënë nga Superliga, mirëpo pas përjashtimit të Besës për shkak të falsifikimit, Kastrioti kishte zhvilluar ndeshjet e "Play-Out"-it me ekipin e Newbornit, të cilat i kishte fituar 2-1 dhe kishte arritur që të sigurojë epitetin e ekipit elitar.

Nga
Telegrafi
29/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































