Kryetari i Kamenicës dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Qëndron Kastrati, mendon se të qenit bashkëkryesues i dialogut me Serbinë i kreut të PSD-së është avantazh për shtetin e Kosovës, sepse Shpend Ahmeti e ka dijen dhe guximin për t’u ballafaquar me shtetin serb.
Nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati në një intervistë për KosovaPress, shprehet se qasja e Shpend Ahmetit dallon nga të gjithë të tjerët.
Kryetari i Kamenicës thotë se Ahmeti do të dëshmojë se do të ketë rol përafrues që do të përfshinte gjithë ata që ka nevojë, përfshirë shoqërinë civile për dialogun me Serbinë.
Sipas tij, ndryshe nga ata që nuk kanë guxim, i pari i kryeqytetit duhet të shfrytëzoi kapacitetin dhe potencialin e tij në shërbim të Kosovës.
“Unë mendoj që Shpend Ahmeti është jashtëzakonisht i qëlluar për me e ndihmuar, bashkëdrejtuar këtë delegacion shtetëror. Ai ka dëshmuar që qasja e tij është më përafruese dhe do të përfshinte, krijonte mundësinë me u përfshi gjithë ata që kemi nevojë, përveç subjekteve që janë në Parlamentin e Kosovës… Unë mendoj që e ka guximin. Problemi është tek ata që nuk po e kanë guximin. Kryetari Ahmeti, realisht unë e vlerësoj shumë se po tregon se ka gatishmërinë dhe guximin me shfrytëzuar kapacitetin dhe potencialin dhe të tij, por dhe të subjektit, për diçka që është Kosova”, tha i pari i komunës së Kamenicës.
Në lidhje me përmbajtjen brenda rezolutës, ai theksoi se ajo është shumë përmbajtjesore. Të rëndësishëm e konsideron referendumin.
Sipas tij, tashmë për çfarëdo vendimi në dialog me Serbinë do të pyetet qytetari.
Ndërsa, për kritikuesit e kësaj rezolute, Kastrati tha se të gjitha po bëhen për qëllime të caktuara dhe për të keqinformuar qytetarët.
“ Ne duhet me kuptuar këtu, nuk kanë me qenë emra të përveçëm, delegacioni shtetëror iu krijon mundësi gjitha subjekteve që janë të përfaqësuara në Kuvend me marrë pjesë dhe vendimet do të merren me konsensus. Çka është shumë me rëndësi me theksuar është se parashihet edhe referendumi, pra për herë të parë në Kosovë, një marrëveshje me Serbinë qytetarët me dhanë mendimin e tyre, a është në rregull apo jo. Normalisht, Kuvendi i Kosovës duhet të marr mendimin e qytetarëve, në kuadër të asaj me nxjerr vendimin e çfarëdo marrëveshje që ka me shtetin serb. Për mua janë shumë të ulëta këto qëllime se si individë të caktuara, subjekte të caktuara mundohen me përfituar ose keqinformuar vetëm për me arrit me përfituar për vete, ose si subjekte”, shtoi Kastrati.
Kurse, për refuzimin e dy partitive opozitare për bashkëngjitje në dialogun me Serbinë, Kastrati është shprehur se këto po mundohen me përfituar prej situatës dhe po i shikojnë interesat personale.
Sipas tij, frika e LDK-së dhe VV-së, është e paqëndrueshme, sepse siç thotë ai, asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të kalojë pa shumicën në Kuvend.
“Për mua kjo është problem sepse po e mendon vetëm vetën, ku dëshiron me qenë dhe duhesh me përfituar prej një situate… marrëveshjet shtetërore janë çështje të Kuvendit të Kosovës. Unë nuk e kuptoj kur dikush, veçanti LDK dhe VV po shqetësohen për diçka që ka me ardhur në Kuvend dhe ka me u votuar prej tyre. Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të votohen me dy të tretat, tetëdhjetë deputetë, nuk është e mundshme asnjë marrëveshje me u bërë, pa votat e LDK-së ose VV-së”, është shprehur ai.
Sa i për ketë shtrirjes në terren të PSD-së, kryetari i Kamenicës, beson se partia që ai përfaqëson do arrijë që në zgjedhjet e ardhshme të ketë një rol të rëndësishëm në skenën politike.
Kastrati konsideron se PSD-ja përbëhet prej njerëzve më të aftë që kanë qenë në Lëvizjen Vetëvendosje, siç thotë ai, i gjithë skeleti i VV-së ka kaluar në PSD.
“Realisht është duke shkuar mirë shtrirja e PSD-së në terren, normalisht këto temat që një pjesë të energjisë e marrin por qytetarët, ka shumë të interesuar të përfshihen në një subjekt socialdemokrat dhe është me rëndësi me theksuar se që skeleti i LVV-së, tash fatkeqësisht kanë dal prej këtij subjekti për shkak të qasjes së LVV-së. Mos të harrojmë që ata njerëz kanë jashtëzakonisht përvojë dhe dije, se si bëhen politikat dhe si organizohen”, deklaroi Kastrati.
Përndryshe, bashkë me Shpend Ahmetin, bashkëkryesues i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë është edhe Fatmir Limaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri