Kastrati e Hoxhiq shprehen pro bashkëpunimit

Kastrati, shprehu vullnetin që të ndihmoj Zyrën Administrative në veri për gjithçka që ka nevojë.
“Është kënaqësi që sot bashkërisht jemi këtu për të nisur bashkëpunim në të mirë të qytetarëve të qytetit tonë”, tha Kastrati.
Ndërsa, drejtoresha e Zyrës Administrative në veri, Adrijana Hoxhiq, falënderoi kryetarin Kastrati për mbështetjen. Tha se shumica e stafit janë punëtorë të rinj, prandaj përvoja e punëtorëve të Komunës së Mitrovicës është shumë e nevojshme për ta.
Ajo tha se qytetarët e jugut, por edhe ata të veriut të Mitrovicës kanë sfida të njëjta, prandaj edhe zgjidhjet duhet të jenë të njëjta.
“Jetojmë dhe punojmë në një qytet, prandaj do ta kemi më lehtë nëse problemeve u qasemi bashkërisht”, tha ajo.
“Në fund të takimit, drejtorët komunalë dhe homologët e tyre nga Zyra Administrative e veriut, kanë zhvilluar takime të ndara për t’u konsultuar për çështjet profesionale që janë me interes të dyanshëm”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/





















































