Mbështetësit e Nices e kanë fyer Kasper Schmeichelin ndërsa emri i tij u lexua nga spikeri i stadiumit përpara ndeshjes së tyre kundër Nantes në Ligue 1.
Ish-portieri i Leicester thuhet se po mendon të largohet nga klubi në janar, vetëm pesë muaj pas bashkimit me klubin, dhe tifozët nuk e kanë pranuar lehtë situatën me 35-vjeçarin që po përballon gjithashtu një fillim të vështirë të sezonit.
Të pranishmit në “Allianz Riviera” talleshin me emrin e Schmeichel përpara se të brohorisnin atë të portierit zëvendësues Marcin Bulka, ndërsa tensionet vazhduan të rriteshin midis Schmeichel dhe skuadrës franceze.
Schmeichel bëri lëvizjen te skuadra franceze këtë verë në një marrëveshje mbi një milion euro nga Leicester, ku ai kaloi 11 vjet, duke fituar Ligën Premier.
Ai e filloi sezonin në bankinë, por e ka kaluar Bulkën si zgjedhja e parë e trajnerit Lucien Favre në portë.
L’Equipe ka raportuar se Schmeichel ka luftuar për të përmbushur pritshmëritë e Nices dhe ka treguar mungesë profesionalizmi gjatë kohës së tij në Francë deri më tani.
Kontrata e tij, e cila qëndron deri në vitin 2025, mund të shkëputet nëse ai vendos të largohet, mirëpo trajneri Favre është duke tentuar ta bind se është në planet e tij.
Është raportuar gjithashtu se Schmeichel ka krijuar një zakon për të qëndruar në bankinë sa më shumë që të jetë e mundur dhe se ai nuk është një nga figurat më me ndikim në dhomën e zhveshjes së Nices. /Telegrafi/