Kasami kërkon zgjedhje të parakohshme: Jam kundër eurointegrimeve që zhvillon Osmani dhe banda e Grubit

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami pas akuzave nga pushteti se është kundër eurointegrimeve, theksoi se problemi është pikërisht tek qeveria aktuale dhe prandaj dëshiron të ketë zgjedhje të parakohshme.
Ai përsëriti qëndrimet se është e nevojshme të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Padyshim se jam kundër eurointegrimeve që i zhvillon Osmani dhe banda e Grubit. Sepse ato integrime nuk çojnë përpara drejt BE-së, por çojnë përpara drejt një qeverie të korruptuar dhe drejt një qeverie që nuk punon në interes të qytetarëve dhe përshpejtimit të procesit të integrimit evropian, por shkon prapa. I gjithë angazhimi i grupit të BDI-së në Qeveri është se si të pasurohen, jo si të ecet përpara me procesin e eurointegrimeve. Por fatkeqësisht gojën e kanë plot me eurointegrime, ndërsa në realitet çdo ditë punojnë që të rinjtë tanë të ikin në Evropë, e jo ne si vend të integrohemi në BE”, deklaroi Kasami pas mbledhjes së sotme në Këshillin e Komunës së Tetovës.
Sipas Kasamit, periudha më e mirë për zgjedhje të jashtëzakonshme është në pranverë. Ai thotë se deri atëherë do t’i artikulojë qëndrimet e tyre në strukturat partiake dhe planifikon edhe protesta nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme.
“Ne si opozitë po konsolidojmë radhët tona që nga pranvera nëse nuk ka vesh për zgjedhje të parakohshme të artikulojmë pakënaqësitë e qytetarëve dhe nëse është e nevojshme do të organizojmë edhe protesta qytetare. Vlerësojmë se kjo qeveri nuk po përballet mirë me krizën ekonomike, veçmas me krizën energjetike ku çdo ditë ka rritje të çmimeve dhe nuk ka asnjë rast që të ketë ulje. Vlerësojmë që kjo qeveri është jofunksionale dhe nuk i zgjidh problemet e qytetarëve, prandaj duhet sa më shpejt të shkohet në zgjedhje”, tha Kasami.
Ai shton se për protestat nuk ka koordinim me partitë e tjera, pasi edhe vetë ata nuk kanë ndonjë propozim serioz dhe diskutim në organet e partisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës