LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Kemi ulur borxhin e komunës për tre milionë euro

Kasami: Kemi ulur borxhin e komunës për tre milionë euro

Si rrjedhojë e pagesave të taksave nga ana e qytetarëve Komuna e Tetovës ka ulur borxhin e kësaj komune mbi tre milionë euro. Kreu i kësaj Komune Bilall Kasami në një paraqitje për media njoftoi se në emër të kamatave të dënimit përmbaruesit gjatë këtij viti nga komuna janë zhvatur afërsisht 1 milion euro.

“Shkollat të cilat i gjetëm me afro 80 mijë euro borxhe, tashmë janë krejtësisht të shlyera dhe funksionojnë në kuadër të normalitetit.

Ndërmarrjen Komunale Parkingu i qytetit, përveç borxhit që publikuam, e gjetëm edhe me rroga të pashlyera ndaj punëtorëve me vlerë prej mbi 50 mijë euro, të cilët i pastruam dhe tani punëtorët e parkingut i marrin rrogat në kohë. Të hyrat vetanake të komunës (tatimi në pronë, tatimi në shitblerje të pronës si dhe taksat e tjera komunale) për vetëm 10 muaj janë realizuar gati 120 % (160 milionë denarë nga 135 milion denarë të planifikuara). Për një vit nga ardhja jonë në krye të komunës kemi realizuar të hyra vetanake në vlerë prej më shumë se 200 milion denarë, gati 85 milion më shumë se sa ka realizuar udhëheqësia paraprake për të njëjtën periudhë kohore”, tha Bilal Kasami.


Situata më e vështirë paraqitet Ndërmarrjen Publike Komunale “Tetova” ku punëtorët ende përballën me vonesa të pagave.

“Për t’u përballur me këto probleme ne kemi vendosur për një riorganizim të plotë të ndërmarrjes, për të cilën kemi plan afatshkurtër si dhe një plan afatgjatë, me të cilat presim që më në fund kjo ndërmarrje të vazhdoj të funksionojë në mënyrë efikase dhe pa problem në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Bilall Kasami kryetar i Komunës së Tetovës.

Kasami njoftoi se janë shlyer mbi tre milionë euro nga borxhi i komunës i cili ishte 14 milionë euro. Ndërkaq, për mos realizimin e projekteve tjera të planifikuara, gishtin drejtoi tek pushteti qendror për presion i cili, sipas tij, ende po vazhdon.

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori