LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Hahn e mbështet qeverinë e formuar nga shumica aktuale në Kuvend

Kasami: Hahn e mbështet qeverinë e formuar nga shumica aktuale në Kuvend

Pas takimit me Johannes Hahn, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka ndarë me gazetarët pjesë nga takimi duke thënë se eurokomisioneri për zgjerim e mbështet qeverinë e formuar nga shumica aktuale prej 67 deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Hahn ka kërkuar nga ne që të shikojmë kah e ardhmja për shtetin, më shumë se që të mendojmë për veten. Hahn tha se ka fuqi të jashtme që kërkojnë destabilizimin e vendit dhe krijimin e krizës ndëretnike. Hahn e mbështet qeverinë e re që do të burojë nga shumica aktuale në Maqedoni, e krijuar nga mbështetja e 67 deputetëve.” tha mes tjerash Kasami pas takimit me Hahn. /Telegrafi/